Pas rritjes së temperaturave, Pogradeci ka çelur sezonin turistik për vitin 2016. Ka qënë kryetari i bashkisë Eduard Kapri ai që ka inaguruar këtë sezon turistik nën praninë e dhjetra qytetarëve që ishin pjesmarrës në këtë aktivitet.
Në çeljen e këtij sezoni ishin të pranishëm qytetarë edhe nga Ohri e Struga të cilët janë argëtuar duke u bërë kështu pjesë e aktiviteteve të shumta të kësaj dite festive.
Kapri ka listuar edhe investimet në qytet që do ta kthejnë në një zonë mjaft të frekuentuar nga turistët që pritet të jenë më shumë se 200 mijë turistë këtë sezon veror.
Veç të tjerash është përuruar sot edhe zyra turistike në Pogradec. Mjaft interes kanë shfaqur edhe për panairin e Punimeve Artizanale si dhe ate ushqimor.
Vitin e kaluar zgjodhën per te pushuar ne vijën liqenore, Lin-Pogradec-Tushemisht, mbi 200 mije persona.

Redaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com
/Shqiptarja.com