Çelja e negociatave, Bregu: 88 ditë
nga vendimi,qeveria të marrë masa

Çelja e negociatave, Bregu: 88 ditë<br />nga vendimi,qeveria të marrë masa
Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Majlinda Bregu ka deklaruar se miratimi i reformës në drejtësi do jetë vendimtar përsa i përket vendimit që Komisioni Europian do të marrë për Çelje Negociatash Anëtarësimi të Shqipërisë në BE. Bregu thekson se më 25 tetor do të publikohet Progres Raporti i Shqipërisë dhe se deri atëherë janë 88 ditë kalendarike për të mësuar nëse do të ketë propozim nga KE për çelje negociatash.

 "Në 25 tetor do të publikohet Progres Raporti i Shqipërisë. Deri atëherë janë gjithsej 88 ditë kalendarike për të mësuar nëse do të ketë propozim nga Komisioni Europian për Çelje Negociatash Anëtarësimi të Shqipërisë në BE. Që miratimi i Reformës në Drejtësi javës së kaluar, do të ishte vendimtar për të hedhur hapin kryesor të procesit të anëtarësimit në BE, nuk ka dyshim. Nuk ka dyshim as që miratimi i plotë i ligjeve që e bëjnë atë të zbatueshme, shënon fillimin e count doën për të dalluar rezultatet e vërteta nga ato imagjinare në luftën kundër krimit e korrupsionit, respektimin e të drejtave të njëriut, apo afësinë e administratës publike shqiptare. Dhe jo vetëm kaq. E dhimbshme por e pashmangshme do të jetë dhënia e llogarisë për çështje që mund të duken tërësisht ngjarje të politikës së brendshme, teksa institucionet dhe individët gjithmonë e më pak shanse do të kenë të vegjetojnë prej "rehatisë" se pushtetit", shkruan bregu në Facebook. 

Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit kërkon nga qeveria nisjen e hartimit të kuadrit ligjor dhe institucional për çeljen e negociatave.

"Ndërkohë qeveria duhet të nisë MENJEHERE hartimin e kuadrit politik, ligjor dhe institucional të negociateve. Përpjekja, nëse nuk është e gjithanshme, e mirëplanifkuar, e mirëkoordinuar, me mbështetje të fortë dhe të vazhdueshme nga gjithë aktorët politikë e të tjerë të perfshirë në proces si dhe shoqëria civile, nuk do ta përmbushë dot këtë fazë. Në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian, në Komisionin eIntegrimit, në takime me palën europiane, kam përsëritur kërkesën ndaj Qeverisë së Aleancës së Shqipërisë Europiane të nisë, identifikimin e prioriteteve kombëtare, analizën mbi aftësinë e administratës për të përballuar procesin e vështirë të
negociatave dhe ngritjen e strukturave negociuese
", shkruan kryetarja e komisionit të integrimit.

Bregu kërkon nga qeveria që të përcaktojë dhe shpallë vizionin strategjik mbi negociatat e anëtarësimit dhe të rishikojë bazën ligjore përkatëse për ngritjen e strukturave
negociuese me mandat të fortë negociues, aftësi teknike dhe burime të mjaftueshme buxhetore për realizimin në kohë dhe me cilësi të detyrimeve të anëtarësimit.

Deputetja e PD bën thirrje që të identifikohen negociatorët potencialë dhe anëtarët e grupeve të punës, duke përfshirë në to nëpunës civilë, jo politikisht të emëruar,me eksperiencë në proces dhe me aftësi shumë të mira negociuese. Sipas saj Kroacia ka përfshirë 1900 persona gjatë negociatave, Mali i Zi aktualisht ka 1300 persona.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com


 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv