Cunami Politik në Athinë po afrohet, ky është titulli që mban një analizë e publikuar në mediat greket, ku paralajmërohen zgjedhje të parakohshme në vend.

Sipas mediave të vendit fqinj, çështja Novartis, ku dy ish- kryeministra dhe 8 ish- ministra grek janë akuzuar për korrupsion si dhe negociatat me Maqedoninë për çështjen e emrit, ku Shkupi ka vendosur kusht pranimin e identitetit maqedonas, mund t’i shërbejnë shumë kreut të ekzekutivit, Aleksis Cipras, I cili mund të thërrasë zgjedhje të parakohëshme, duke përforcuar kështu pozitën e tij përball rivalëve politik.

Në çështjen Novartis, e cila është konsideruar si një skandal kolosal korrupsoni në politikën greke, janë përmendur deri tani ish- kryeministri konservator, Antonis Samaras, ish- udhëheqësi i PASOK, Venizelos, si dhe komisioneri i BE- së, Dimitris Avramopulos, të cilët gëzojnë mbështetjen e plotë të Demokracisë së Re dhe PASOK.

Gjithashtu një faktor tjetër i cili mund ta nxisë Cipras të thërrasë zgjedhje të parakohshme gjatë javëve në vijim, është edhe progami i shpëtimit, ku panvarësisht për bisedimeve për një dalje të pastër nga programi në gusht të këtij viti, zyrtarët e BE- së kanë deklaruar se vendi duhet të vazhdojë të jetë në monitorim.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com