Reshje të dendura dëbore, AHC: Segmenti rrugor Fan-Kolsh, pjesë e autostradës Milot-Morinë e pastruar dhe pa probleme  

Reshje të dendura dëbore, AHC: Segmenti rrugor Fan-Kolsh, pjesë e autostradës Milot-Morinë e pastruar dhe pa probleme  

Segmenti rrugor Fan-Kolsh, pjesë e autostradës Milot-Morinë është i pastruar edhe i lirë për qarkullimin e mjeteve nga reshjet e dëborës. Albanian Highway Concession, firma kontraktore e mirëmbjatjes së rrugës, u bën apel drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit të tyre në Rrugën e Kombit.

Reshjet e dendura të dëborës kanë qenë prezente në pjesën më të madhe të vendit, dje dhe sot, përfshirë dhe segmentin rrugor Fan –  Kolsh, pjesë e autostradës Milot – Morinë.

Aktualisht Rruga është në asfalt e pastruar nga dëbora dhe pa probleme në qarkullimin rrugor.

"Kërkojme nga përdoruesit e rrugës të ecin me shpejtësi të reduktuar. Të respektojnë sinjalistiken rrugore dhe kujdes të shtuar në tabelat elektronike dhe mesazhet e përcjella në to! Të lëvizin me goma dimërore dhe prezencë zinxhirësh në makinë", apelon AHC.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë! Shumë pranë edhe Denis Nurja (FOTO)

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë! Shumë pranë edhe Denis Nurja (FOTO)