Sevastopol - Një grup paramilitarësh serb të njohur si çetnikët po qëndrojnë në Krime të Ukrainës dhe kanë theksuar se ata kanë mbërritur aty në mbështetje të ‘vellëzerve rus’.
Ata kanë theksuar se kanë përvojën e tyre në Kosovë, duke rezistuar në forma të ndryshme, raportoi sot agjensia e lajmeve INA.
 
“Serbët dhe rusët gjithmonë kanë ndihmuar njëri-tjetrin me shekuj me radhë. Rusët gjithmonë kanë ardhur si vullnetarë pranë ushtrisë serbe dhe tani edhe ne po bëjmë këtë për t`i ndihmuar”, thuhet në deklaratën e Bratislav Zhivkoviq nga Krushevci dhënë mediave ndërkombëtare.
 
Ata kanë theksuar se kanë marrë detyrat e reja dhe se gjatë orëve të natës ata qëndrojnë pranë zonës kufitare midis Rusisë dhe Ukrainës dhe se po kontrollojnë makinat që kalojnë.

Redaksia online
(es.sk/shqiptarja.com)