Në lidhje me këtë ai tha se LSI mbeshtet organin e akuzëz.
“Asnjë herë nuk kemi kontestuar veprime të Prokurorisë, në asnjë rast sepse është detyra jonë të përkrahim funksionimin e institucioneve të pavarura në mënyrë të tillë dhe në mënyrë ligjore dhe natyrisht që kjo është një pyetje për zëdhënësin e Prokurorisë”, - tha Meta.
Kryetari i kuvendit Meta foli edhe në lidhje me deklaratat e ministrit grek të mbrotjes për manovra ushtarake në kufirin me Shqipërinë. Për Metën këto deklarata nuk janë shqetësuese pasi raportet mes dy vendvee janë shumë të forta.
“Ministrit grek të mbrojtjes do t’i thosha se me shumë qetësi dhe dashuri duhet të kuptojmë se edhe Shqipëria edhe Greqia janë dy vende anëtare të NATO-s dhe duhet të çlirohemi nga ngarkesa të tilla që sjellin tensione krejtësisht të panevojshme. Unë i shoh marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë si marrëdhënie shumë të mira, ku ka ende çështje që do të diskutohen, që do të zgjidhen bazuar mbi respektin reciprok, bazuar mbi konventat ndërkombëtare, ndërsa një deklaratë këtu e një deklaratë aty nuk besojnë se lëkundin trendin e fuqishëm dhe solid të marrëdhënieve midis dy vendeve tona të cilat janë dy vende anëtare të NATO-s”, tha ai.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)