Çështja Çame, deputeti i PDIU sulmon
ashpër Metën: Qëndrime antishqiptare

Çështja Çame, deputeti i PDIU sulmon<br />ashpër Metën: Qëndrime antishqiptare
Deputeti Aqif Rakipi ka qenë shumë i ashpër me kreun e Kuvendit Ilir Meta në lidhje me qëndrimet e tij mbajtur gjatë vizitës tre ditore në Greqi. Sipas ligjvënësit të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet kreu i Parlamentit duhet ta kishte ngritur çështjen çame.
 
“Ajo deklaratë është anti-shqiptare. Metës i është bërë pyetja direkt, a ekziston Çështja Çame dhe ai thotë të shikohet për të ardhmen. Kjo deklaratë është as mish, as peshk. Çështja Çame është ngritur në Bruksel dhe mos ta ngrejë kryetari i Parlamentit shqiptar, kjo nuk është normale, nuk di çfarë mund të them”, u shpreh Rakipi, i cili ka komentuar edhe deklaratën e Metës se në Shqipëri nuk ka një parti serioze me agjendë nacionaliste.
 
Ne si parti jemi parti më serioze se sa Meta, sepse kemi një kauzë. Kauza jonë dihet se cila është dhe kauza e Metës dihet se për çfarë është. Ne jemi parti kombëtare. Çështja Çame nuk është çështje e vetëm 5 deputetëve apo e një partie, ajo është një çështje e gjithë shqiptarëve dhe e historisë së Shqipërisë”, thekson Rakipi.
 
Deputeti i PDIU është mjaft kritik edhe për grupin e kolegëve të tij që shoqëronin Metën në Greqi.
 
“Agjendën e vetë e cakton ai, nuk ia caktoi Greqia. Megjithëse po të shikosh edhe grupin që ka shkuar në Greqi, kuptohet për çfarë mund të flitet. Ka marrë gjithë grekët me vete. Ka marrë 3 grekë me vete dhe asnjë nga pala jonë. Ai shkoi atje dhe duhet të kishte bërë pjesën e vet”. 

Ndërkohë edhe kryetari i Bashkisë Rrogozhinë Beqir Nuredini ka akuzuar kreun e Kuvendit se nuk ka përmendur çështjen çame në Greqi. 

Po a e di o zotëri që Çështja e shqiptarëve të Çamërisë është çështje e dinjitetit njerëzor e kombëtar? Me titullin kryetar i Kuvendit të Shqipërisë nuk mund të sillesh si ai që “për inat të sime vjehrre shkon e flen’ me mullixhinë”. Në këtë rast, është meskinitet dhe mediokritet i madh të kufizosh Çështjen Kombëtare me disa llogari elektorale. Çështja Çame në këtë vend ka qenë përherë peng i humorit politik dhe interesave mediokre të lidershipit”, thuhet në reagimin e kryebashkiakut të Rrogozhinës.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mjekut italian i gjejnë 8 milionë euro të fshehura pas dollapit  

Mjekut italian i gjejnë 8 milionë euro të fshehura pas dollapit