PRISHTINE-Kryeministri Ramush Haradinajn vizitën e parë jashtë shtetit do ta realizojë në Tiranë dhe më pas pritet të vizitojë Podgoricën, ku do të diskutojë çështjen e demarkacionit të kufirit mes dy vendeve.
Pala kosovare shpreson që kjo marrëveshje mund të rinegociohet, përderisa ajo malazeze e sheh si kapitull të mbyllur, shkruan "Zëri"
Në atë kohë në opozitë, ai pretendonte se me marrëveshjen e Demarkacionit, Kosova humb 8200 hektarë tokë, sepse kufiri, siç këmbëngul ai, duhet të jetë në Çakorr.
Pas marrjes së frerëve të qeverisë, një prej veprimeve të para të kreut të AAK-së ishte shkarkimi i komisionit për Demarkacionin të drejtuar nga Murat Meha dhe emërimi në vend të tij i ish-deputetit të LDK-së, Shpejtim Bulliqi, gjithashtu një kundërshtar i hapur i paktit aktual për shënimin e kufirit me Malin e Zi.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com