Çështja “Skënderbeu”, Etika shtyn
vendimin më 8 Qershor për trukimet

Çështja “Skënderbeu”, Etika shtyn<br />vendimin më 8 Qershor për trukimet
Shtyhet për në datën 8 Qershor vendimi i Komisionit të Etikës për dosjen Skënderbeu. Në mbledhjen e kësaj të Marte, në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit, Komisioni i Etikës pasi ka adiminstruar provat dhe ka diskutuar për çështjen në tërësi, ka shtyrë afatin për marrjen e një vendimi për çështjen “Skënderbeu” për në datën 8 Qershor. Hetimi gjithsesi vazhdon dhe në mbledhjen e radhës anëtarët e këtij komisioni do të marrin një vendim në lidhje me klubin korçar.

Kjo shtyrje të bën të kuptosh se nuk do të ketë një dënim të rëndë për Skënderbeun, me rrëzimin një kategori më poshtë, siç është përfolur së fundmi, pasi në datën 31 Maj, Federata Shqiptare e Futbollit duhet të dorëzojë në zyrat e UEFA-s emrat e skuadrave që do të marrin pjesë në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm dhe Skënderbeu do të jetë një prej tyre.

Pas sinjalizimeve të marra nga UEFA, që 1 vit më parë e përjashtoi Skënderbeun nga kompeticionet europiane, Komisioni i Etikës në FSHF, do të marrë një vendim mbi dosjen Skënderbeu, me klubin korçar që dyshohet se ka manipuluar rezultatet e disa ndeshjeve.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit të Apelit që e dënoi me 1 vit burg, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën më 15 Tetor! Ja gjyqtari relator

Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit të Apelit që e dënoi me 1 vit burg, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën më 15 Tetor! Ja gjyqtari relator