Çështja Tahiri, deputeti i PD
thirrje Ruçit: Ndani mendjen ...

Çështja Tahiri, deputeti i PD<br />thirrje Ruçit: Ndani mendjen ...<br>
Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, ka reaguar për mbledhjen e këshillit të Mandateve, ku po diskutohet imuniteti i Saimir Tahirit. Bylykbashi shkruan në ‘facebook’ se Gramoz Ruçi dhe mazhoranca socialiste po cenojnë Kushtetutën për të mbrojtur Tahirin.

Sipas deputetit, imuniteti parlamentar nuk është mburojë për deputetin, por krocave kushtetuese për të mbrojtur parlamentarin nga goditja politike antikushtetuese. Ndaj dhe për këtë, shton Bylykbashi, nuk duhet të bindet Tahiri, por këshilli se nuk po kërcënohet funksionimi i parlamentit.

“Gramoz Ruci dhe mazhoranca socialiste po cenojne Kushtetuten per te mbrojtur Saimir Tahirin! Qellimi i seances se Keshillit te Mandateve, Rregullores‎ dhe Imunitetit ka qellim vetem qe PARLAMENTI dhe jo Sajmir Tahiri , te bindet se ne kerkesen e prokurorise nuk ka "fumus persecutionis" ose ndryshe, qe kerkesa nuk ka qellim perndjekje politike, me qellim demtimin e deputetit pa u bazuar ne prova dhe ligj.

Imuniteti parlamentar nuk eshte mburoje per deputetin, por korace kushtetuese per te mbrojtur parlamentin nga goditja politike antikushtetuese. Ndaj nuk duhet te bindet Tahiri, por Keshilli se nuk po kercenohet funksionimi i parlamentit.

Tahiri ka te drejte te argumentoje se kerkesa e prokurorise nuk eshte e bazuar ne prova dhe ligj, ndaj kerkesa eshte e motivuar politikisht. Nuk ka te drejte te beje debat mbi provat qe behet para gjykates. Prokuroria e thote troc qe ka prova. Madje prova aq serioze sa duhen shfaqur me dyer te mbyllura.

Provat i cmon gjykata jo Keshilli parlamentar se nuk eshte gjykate.Keshilli sheh vetem nese ka prova dhe kerkesa nuk eshte e pamotivuar.

Gramozi me te tijte ta ndaje mendjen: ose te autorizojne arrestimin dhe kontrollin e banese, ose nese mendojne se ‎akuza per trafik droge cenon edhe mazhorancen socialiste, te votojne kunder. Nuk kane faj se jane te zhytur nga koka te kembet e mazhorances ne kete trafik”, shkruan deputeti.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit