TIRANË - Kjo është një tendencë e re, por një fenomen shumë serioz. Kur flitet për një model të ri ekonomik, ekspertët kanë pikërisht parasysh se situata e ekonomisë shqiptare po ndryshon nga tendencat e deritanishme. Për 23 vjet, një pjesë e mirë e konsumit është mbajtur e paratë e emigrantëve. Tani, këta të fundit janë në vende të përfshira nga vorbulla e krizës, por edhe janë “ngulur” në ato vende. Ata do të sjellin gjithnjë e më pak para dhe ose do të kthehen në vend ose do të marrin nga Shqipëria.
 
SI MUND TË PËRBALLOHET SITUATA?
Pikërisht, duke adoptuar modele të reja të ekonomisë. Kjo duhet të jetë shumë konkurruese me mallrat dhe shërbimet e saj, që të mund të dalë në tregjet botërore jo si deri tani, por më me forcë. Kjo do të thotë që ekonomia të orjentohet drejt prodhimit, që të krijohen kushte të mira në vend për emigrantët që kthehen, si për investimin e parave, ashtu dhe për kushtet e tjera të jetesës dhe trajtimin nga shteti.

Shkrimi u botua në gazetën shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)