Organizata “Hakmarrje për Drejtësi” u shpall publikisht në 13 tetor 1996, por ajo ishte krijuar afro një dakadë e gjysmë më parë në 1994 në qytetin e Durrësit.
Qëllimi i krijimit të një organizate të tillë ishte destabiliteti i vendit. Dy themeluesit e saj janë vëllezërit Leart Shyti dhe Orik Shyti. Ndërsa si anëtarë të saj janë: Altin Arapi,
Pasho Novruzi, Dritan Hate, Gëzim Gjoni, Gentian Haka, Nikolin Novruzi, Roland Shyti, Kreshnik Spahiu dhe Altin Arapi. Tre të fundit janë të pandehurit, të cilët ndodhen jashtë Shqipërisë.
Seanca e parë gjyqësore në ngarkim të pjesëtarëve të organizatës "Hakmarrja për Drejtësi" filloi në 24 dhjetor 1998. Dhjetë të pandehurit u larguan jashtë shtetit që nga dita që ata u arratisën nga burgjet në vitin 1997.
Akuzat e ngritura ndaj kësaj organizate lidhen me ngjarje të rënda si vendosja e bombës tek supermarketi i VEFA pranë 9-katësheve, vrasja e ish-drejtorit të Burgjeve, Bujar Kaloshi, vjedhje të bankave dhe arkave të shtetit, rrëmbim dhe disa vrasje e tentativa vrasjesh të tjera.
Redaksia Online
s.k/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com