Elvana Gjata në emisionin "Xing me Ermalin" foli për marrëdhënien mes saj dhe Flori Mumajesit. E pyetur çfarë ka ndodhur në të vërtet Elvana u shpreh se ndjen vetëm mirënjohje për Florin dhe se ndonëse nuk ka folur kurrë lidhur me këtë çështje ajo "ndjek dritën, por nuk harron rrënjët".
/Shqiptarja.com
"Gjithçka që ndjej është vetëm mirënjohje deri në fund të jetës", u shpreh Elvana. Gjatë emisionit këngëtarja Elvana Gjata u surprizua nga nëna, e cila pohoi se Elvana i ndihmon vazhdimisht, por duket se nga një anë tjetër, ajo ka disa pakënaqësi. ‘Po ndonjë punë shtëpie bën kjo?”-pyeti sërish Mamaqi.
“Ç’e pyet...”-u përgjigj me ironi e ëma e Gjatës, duke lënë të kuptohet se punët e shtëpisë nuk janë pika e fortë e së bijës. Këtë e konfirmoi edhe vetë këngëtarja e cila theksoi se kur ishte e vogël, ishte shumë e përkushtuar ndaj punëve në shtëpi, por me shtimin e ngarkesës në muzikë, shtëpia kishte kaluar në plan të dytë.
d.b/shqiptarja.com










