Çfarë ndodh në kombëtare? Ilda
Bejleri rrëfehet për ngacmimet

Çfarë ndodh në kombëtare? Ilda<br />Bejleri rrëfehet për ngacmimet<br>
Moderatorja e “Zona Gol”, Ilda Bejleri, e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, nuk ka ngurruar të tregojë ata që ajo i sheh si djemtë më të bukur të kombëtares shqiptare të futbollit.

“Kombëtarja ka djem vërtet simpatikë. Loriku nuk është më, por ka qenë një ndër futbollistët më simpatikë. Veseli gjithashtu është shumë simpatik. Strakosha... Tomasi, por edhe i ati s’ka qenë keq. Eros Grezda, edhe Gjasulën e kam përmendur”-u shpreh moderatorja e njohur.

Por Ilda gjithashtu, ka shuar kureshtjen e publikut për një çështje që gjithnjë ka ngjallur interes. E pyetur nga moderatori Ermal Mamaqi se cili prej futbollistëve e ka ngacmuar, Bejleri u shpreh: “Në stërvitje {nuk komunikojmë] se Panucci është shumë i rreptë. S’ndodh asgjë. Se të gjithë mendojnë sikur çfarë ndodh aty!”

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë

Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë