Çfarë ndodhi gjatë vizitës së Vuçiç
në Kosovë,porosia për shqiptarët

Çfarë ndodhi gjatë vizitës së Vuçiç<br />në Kosovë,porosia për shqiptarët<br>
Ashtu siç edhe ishte paraparë, Presidenti i Serbisë, sot erdhi për vizitë në Kosovë. Ai ishte i shoqëruar nga drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriç, dhe drejtori i Agjencisë së Informacionit të Sigurisë Bratisllav Gashiç. Vuçiç në Kosovë erdhi para orës 11:00 nga pika kufitare në Jarinjë në Mitrovicë, raporton “Zeri.info”.

Ai vizitën e tij të parë e bëri në Manastirin e Bajnskës, ku më pas vazhdoi e bëri homazhe tek vendi ku është vrarë Oliver Ivanoviç. Gjatë vizitës së tij në Manastirin e  Bajnskës, presidenti serb, u bëri thirrje serbëve të Kosovës që të qëndrojnë në Kosovë, pasi që sipas tij, ata duhet të për sigurinë e tyre. 

"Shteti i Serbisë do të vazhdojë të ndihmojë serbët në Kosovë dhe Metohi, për të siguruar përparimin e tyre ekonomik dhe për të gjetur mekanizma të reja për të siguruar sigurinë e tyre dhe për t'u marrë me krimin dhe korrupsionin", ka thënë Vuçiç.

Ai pati edhe një porosi për shqiptarët.  “I porosisë shqiptarët, edhe pse kemi shpesh mosmarrëveshje, se ne duam që të gjejmë një zgjidhje të mirë për të dyja palët, për të mirën e serbëve në Kosovë dhe për të mirën e shqiptarëve”, tha presidenti serb. Vuçiç, duke folur për vrasjen e Oliver Ivanoviçit, kërkoi të punohet për zbardhjen e vrasjes së Oliver Ivanoviçit, duke shtuar se ky rast ka trishtuar Serbinë.

“Ne do te shkëmbejmë informata. Dhe do te presim jo rrëfime për media, por rezultatet përfundimtare te hetimeve, nëse kjo nuk ndodh atëherë shume gjera do te na qartësohen”, ka thënë Vuçiç, gjatë vizitës në Veri.

Ai ka theksuar se qëllimi i vizitës së tij në Kosovë është që të bisedojë me serbët edhe për sigurinë, pas vrasjes së Oliver Ivanoviçit, si dhe për atë se cilat organe ua garantojnë sigurinë.

“Të shohim se si dhe në cilën mënyrë do t’i zhvillojnë hetimet. Ne do të shkëmbejmë informacione, sepse po shoh që po flasin për shkëmbim të informacioneve edhe pse kemi kërkuar që të marrim pjesë në hetime. Por, do të presim, jo rrëfimet për gazeta, por rezultatet përfundimtare të hetimeve. Të shohim se a do të sjellin hetimet deri te kryerësit e krimit të neveritshëm në Mitrovicë ose jo. Nëse kjo nuk ndodhë, atëherë mjaft gjëra do t’i kemi të qarta”, ka thënë Vuçiç.

Presidentin serb e shoqëroi edhe Peshkopi i Rashkës-Prizrenit dhe Kosovës, Teodosie. Ai përshëndeti ardhjen e presidentit serb Aleksandar Vuçiç në Manastirin e Banjskës, duke thënë se serbët e Kosovës nuk mbijetojnë pa shtetin e Serbisë.

“Vizita e presidentit Vuçiç për të gjithë ne në Kosovë është shumë e rëndësishme. Ne nuk mund të mbijetojmë pa shtetin e Serbisë, duhet të kemi forcën, guximin dhe durimin, por vetëm me ndihmën e gjithë shtetit ne do të vazhdojmë ta bëjmë atë, siç kemi bërë deri tani”, tha Teodosie.

Pas kësaj, Vuçiç ka vazhduar vizitën e tij në Llapnasellë të Graçanicës, ku edhe mbajti një tubim me qytetarët e Graçanicës, por që në këtë tubim mediat u lanë jashtë dhe nuk u kuptua se çfarë u tha qytetarëve serbë Aleksandër Vuçiç. 

Gjatë konferencës që presidenti serb Aleksandër Vuçiç e ka mbajtur pas takimit me liderët e serbëve në Kosovë ka ndodhur një incident i papritur. Disa serbë e kanë ndërprerë atë teksa fliste, duke i kërkuar që të bëjë atë që është në fuqinë e tij për t’i mbrojtur nga mafia, që siç kanë thënë ata kontrollon atë pjesë./zeri

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar