TIRANË - Asnjë detaj se si do të reformohet Garda e Shqipërisë, e cila do të mbajë këtej e tutje emrin “Drejtoria e Ruajtjes së Personaliteteve dhe Objekteve të Rëndësisë së Veçantë”, nuk ka pranuar të japë personi që do të ngarkohet ta mbikëqyrë atë.
Gazeta “Shqiptarja.com” ka kontaktuar personin përgjegjës që do të merret me reformimin e këtij institucioni, Gramoz Sako. Oficeri nuk ka dashur të na zbardhë detaje se si do të reformohet ky institucion, duke pohuar se “nuk e dimë ende se si do të veprohet”.
Lidhur me misionin dhe strukturën e vetë Gardës, kreu i Ministrisë së Brendshme tha dje se "ky institucion është deformuar gjatë këtyre viteve. Jo vetëm në funksion, por edhe në përmbushje të detyrës, në efektivitetet e, mbi të gjitha, në politizim dhe faturë financiare për buxhetin e shtetit. Ndaj reforma në Gardën e Republikës është e domosdoshme. Së pari, për ta kthyer në një institucion efiçent në përmbushjen e misionit dhe detyrave. Për të shmangur faturën buxhetore të paarsyeshme, por, mbi të gjitha, për të larguar përfundimisht drejtimin politik nga Garda e Republikës dhe për ta shndërruar në një institucion modern, profesional, efektiv dhe eficient”.
Synimi i reformimit është që efektivi i Gardës së Republikës të përbëhet nga profesionistë të vërtetë, të dedikuar dhe të varur vetëm nga forca e vullneti i ligjit. Jo militantë, jo amatorë, jo instrumenta politikë. Kjo reformë do të kursente, sipas ideatorëve të saj, fonde buxhetore dhe hallka burokratike të tepërta, si dhe do të garantonte depolitizimin e këtij institucioni.
Shkrimi u publikua sot (28.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com