Shqipëria ka vijuar të ishte e anëtarësuar në Fondin Monetar Ndërkombëtar, por marrëveshja e mëparshme dypalësh u “ngri” me nismë të vetë kryeministrit Sali Berisha. Ky ishte një vendi  politik, që i linte duar të lira qeverisë së tij për të përdorur fondet publike pa iu nënshtruar asnjë kritike. Rikthimi i një marrëveshjeje, në një formë të re tashmë, midis FMN dhe Shqipërisë, do të sillte ekspertizë në menaxhimin e fondeve dhe ndihmë konkrete, teknike dhe financiare.
 
Në disa vende mendojnë se FMN vendos kushte të vështira për popullsinë...
 
Kjo është e vërtetë për ato raste, kur qeveritë kanë bërë lëshime skandaloze me qëllime elektorale, kanë marrë borxh pa kufi, etj, si në rastin e Greqisë. I vetmi “ilaç” në këto raste do të ishin masat drastike, që nuk janë të mirëpritura. Shpresojmë që Shqipëria të mos ketë shkuar ende në atë pikë.
 
Do të kërkojë FMN që të ulet borxhi publik?
 
Patjetër. Këtë e kanë vënë në dukje edhe përfaqësues të mazhorancës. Por, njëkohësisht, duhen gjetur burime, duhen kryer reforma dhe duhen siguruar fonde që të mos bllokohet zhvillimi ekonomik.

Shkrimi u publikua sot (18.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)