Asnjë sport tjetër olimpik nuk ka më shumë hijeshi, lëvizje të kombinuara bukur dhe plot harmoni sa kërcimi i çifteve të patinatorëve mbi akull.
Veshja e tyre e veçantë e bën akoma më magjike performancën.
Në këto foto do të shikoni se si çiftet janë shfaqur në pistën e patinazhit të veshur si personazhet e Disnay-t në vite të ndryshme.
Të frymëzuar nga çiftet e famshme të kukullave vizatimore ato janë shfaqur të veshur pothuajse identikë në pistën e akullit.
Lëvizjet e tyre të veçanta e kanë bërë akoma më magjike performancën, sikur të jenë në të vërtetë në botën e përrallave.
“E bukura dhe Bisha”, Jasmine dhe Aladin, Hirushja dhe Princi, “Ariel dhe Princi Erik”, Borëbardha dhe Princi Charming”, “Aurora dhe Princi Philip”, “Mulan dhe Li Sjang”, janë disa prej personazheve më të pëlqyer për tu imituar gjatë performancave në pistën e patinazhit.
(b.tusha/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com