"Fëmija ishte zbathur dhe veshur vetëm me një bluzë të hollë", lajmëruan autoritetet.
Çifti në fillim u tha sherifave se ata shkuan të blinin gaz por më vonë treguan se e vërteta ishte se ata kishin shkuar për të luajtur Pokemon Go rreth lagjes së tyre për 90 minuta. Çifti u akuzua për neglizhim të përkujdesjes së fëmijëve, dhe fëmija e tyre iu dorëzua agjencisë së fëmijëve në mbrojtje të shtetit.
“Një gjë të tillë nuk e kishim imagjinuar kurrë. Që prindërit të braktisnin fëmijët për të luajtur në smartphone, kjo është absurd,” tha sherifi amerikan Paul Babeu.
Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)