Janë zhvilluar sot 13 sfidat e tjera të fazës së parë të Kupës së Shqipërisë, që kanë prodhuar jo pak befasi. Ajo që bie në sy është numri shumë i madh i golave për mesataren e futbollit shqiptar. A thua se kanë luajtur me portën e boshatisur.

Goladat spikatën në ndeshjet Luftëtari-Tomori ku gjirokastërit fituan me rezultatin 5-0. Laçi-Këlcyra ku kurbinasit u kualifikuan me shifrat 8-2 dhe Pogradeci-Delvina ku liqenorët fituan 7-0.

Surpriza mund të konsiderohen dy fitore të Kategorisë së Dytë ndaj Kategorisë së Parë. Eagle ia doli përballë Burreli dhe Butrinti eliminoi Orikun.

Rezultatet dhe autorët e golave në ndeshjet e Kupës

Luftëtari 5 – 0 Tomori (Kadhe 37', Devolli 52', Beji Anthony 68', 84', Karasani 89')

Apolonia 3 – 1 Maliqi (Mehmeti 17', 19', Oëusu 67'/ Silva Oliveira 32')

Besa 4 – 1 Devolli (Oliveira Freire 51', 73', Rrena 65', Monteiro 66'/ Beçka 19')

Burreli 2 – 3 Eagle FA (Krasniqi 60', Koçi 90'/ Sulaj 57', Çelkupa 76', Nonaj 90')

Bylis 4 – 1 Albpetrol (Zhaku 10', 72', Hodo 18', A.Marku 79'/ Baparape 33')

Iliria Fushë-Krujë 4 – 3 Koplik (Koshie 8' 21', Çuçka 11', S.Selamni 89'/ Brojaj 50', 90', Uldedaj 90')

Kastrioti 3 – 1 Luzi (Tepshi 22', E.Hoxha 58', Farruku 90'/ Ocheje 15') 

Korabi 2 – 1 Tërbuni (Spahiu 23', Morina 37'/ Ndoj 45')

Kukësi 3 – 2 Erzeni (Ferreira Silverio 52', Gjumsi 58', Vidrica 90'/ Totaj 72', Veriu 83') 

Laçi 8 – 2 Këlcyra (Azizi 3', Cena 25', Nerguti 29', Muhammad 47', 61', Veseli 72', Trad 74', 80'/ Fucija 59', Sheme 81')

Lushnja 0 – 4 Shiroka (Vucaj 35', Drabeja 38', Kurti 84', 89')

Oriku 1 – 2 Butrinti (Mërkuri 6', Kolonja 82')

Pogradeci 7 – 0 Delvina (Meksi 41', Kazeem 61', 64', 90', Leshaj 66', 84', 87') 

Sakaq janë përcaktuar edhe 8 duelet e turit të dytë të Kupës së Shqipërisë: Kastrioti-Eagle, Besa-Korabi, Iliria-Luftëtari, Pogradeci-Kukësi, Skënderbeu-Apolonia, Laçi-Shiroka, Flamurtari-Butrinti, Bylis-Besëlidhja.