Zonja e shtëpisë Shqipe Qatipi tregon për gazetën "Shqiptarja.com" se gjatë gjithë jetës së saj nuk ka kryer në asnjë rast ndonjë krim apo të këtë pasur probleme persona me ndonjë përson. Ajo mendon se autorët që kanë vendosur tritolin mund të kenë ngatëruar adrresë, pasi në të kundërt nuk kishin arsye se pse duhet që të hidhnin në erë banesën e saj. Vetë Shqipe Qatipi thotë se është shtëpiake, dhe ndonjëherë shikon edhe fatin në filxhanat e kafesë, por këtë gjë nuk e bën asnjëherë më detyrim dhe pa asnjë tarifë financiare, përjashtuar rastet kur vetë njerëzit pranojnë të japin para.
Kur e keni ndjerë që ka shpërthyer lënda eksplozive dhe çfarë ishit duke bërë në ato momente?
Ka qënë ora 02:30 e natës, kur ka shpërthyer tritoli. Unë po flija në ato momente. Deri nga ora 12:00 e natës, po shihnim me burrin një dokumentar për shkatërimin e botës dhe më pas rramë të flemë. Kur gjatë natës kemi dëgjuar një shpërthim të fuqishëm që na shurdhoi. Kam dalë në dritare të shikoj se çfarë bëhet dhe më pas dola nga dera, të cilën e pashë të prishur. Kur kam dalë tek shkallët pashë policinë që kishte ardhur. Policia ka mbëritur në vendgjarje shumë shpejt, pasi ata e kishin dëgjuar zhurmën e shpërhimit dhe janë nisur menjëherë.
Çfarë ju thanë efektivat e policisë në atë momente? Më pas ju morrën në pyetje?
Na pyetën nëse ishim mirrë apo jo dhe nëse kishte ndonjë njeri të plagosur. Më pas na kanë shoqëruar në komisariat ku deri në orën 05:00 të mëngjesit na kanë marrë në pyetje së bashku me burrin.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Shqiptarja.com)