Robert Marchand,ndoshta nuk është një nga çiklistët më të shpejt që mund të takoni, por padyshim që është më i vjetri.
 
Çiklisti francez është 105 vjeç dhe sapo është shndërruar në një mbajtës së një rekordi botëror.
 
105-vjeçari arriti të përshkruante 22,5 km brenda një ore.
 
Mund të kisha bërë më mirë, këmbët nuk më dhëmbin por duart po edhe pse dhimbjet e tyre i kam nga reumatizma”,  është shprehur MArchand, i cili ka shtuar se nuk e kishte bërë këtë gjë për tu shndërruar në një “kampion”, por për të vërtetuar se edhe në moshën 105-vjeçare ende mund të ngasësh një biçikletë.
 
Robert Marchand, ka lindur më 26 nëntor të vitit 1911 dhe nuk është i huaj as për sportet e tjera. Ai ka konkurruar edhe në gjimnastikë në nivele kombëtare dhe ka qenë një boksier.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com