AUSTRALI- Një 26-vjeçar feston sot përfundimin e një udhëtimi epik me biçikletë. Ed Cox ka udhëtuar 9 muaj me biçikletë duke përshkruar 14 000 milje rrugë duke nisur nga Bristol i Australisë dhe vetëm sot shkeli vijën e finishit aty ku e nisi, në qytetin e tij.
 
Çiklist 26-vjeçar nga Southville, Bristol arriti në Brisbane në një festë të organizuar nga prindërit e tij dhe e dashura e tij Lavinia që e kanë pritur me një poster të madh ku shkruhej “Nuk ka më”.
 
Mr Cox udhëtoi me biçikletë në të gjithë Europën e Veriut, duke kaluar në Turqi, Lindjen e Mesme dhe Lindjen e Largët, ku ka mbledhur edhe një fond prej 8 600 paund për sëmundjen ‘Alzheimer’(sëmundje mendore)
 
“Është e mahnitshme, një udhëtim i jetës, por edhe shumë e lodhshme”, ka thënë 26-vjeçari në përfundim të aventurës së tij 9-mujore.
udhtim
(Harta e vendeve të udhëtimit 9-mujor të australianit, Ed Cox)

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)