Çiljeta: “Rikthehem në skenë,
baladat pjesa ime shpirtërore”

Çiljeta: “Rikthehem në skenë,<br />baladat pjesa ime shpirtërore”
Edhe pse prej pak kohësh i ka munguar skenës, ajo di si të befasoj publikun. Bëhet fjalë për mamin më seksi të skenës shqiptare, Çiljeta Xhilagën e cila këtë fundjavë ka prezantuar baladën e saj në “Kënga Magjike 2014”-të.

E veshur me një fustan të bardhë prej rrjete të stiluar nga Joni Peçi, Çiljeta është shfaqur në superformë si asnjëherë tjetër. “Pas një mungese 3 vjeçare në skenë, jam shumë e lumtur që këtë herë publiku më ka suprizuar me komentet pozitive që më kanë dhuruar vetëm 24 orë pas lancimit të këngës.

Baladat, janë pjesa ime shpirtërore që më mbush me frymë, dhe ky ishte momenti që të befasoja. Mesazhi i këngës nuk ka lidhje me jetën time personale, ajo është një thirrje
dashurie”, sqaron Çiljeta. E pyetur se pse zgjodhi pikërisht festivalin “Kënga Magjike”, Çiljeta tha se, ku ka më mirë se “Kënga Magjike” për të prezantuar risitë në muzikë. Ndërsa, shkëputja nga skena ishin vitet që ia kushtoi përkujdesjes për dashurinë më të madhe që ajo ka, Fernandos. 

“Këto tre vite kanë qenë tërësisht vetëm për engjëllin që mban emrin Fernando, ai është e gjithë pasuria ime”, cilëson Çili. Kënga “Nuk e di pse më do”, e cila tashmë ka marrë mijëra klikime vetëm në pak orë, erdhi si bashkëpunim me kompozitorin Elgit Doda, ndërsa teksti i është besuar Olti Currit.

ciljeta xhilaga

Shkrimi u botua në numrin e sotëm (4 nëntor 2014)  të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot