Prej disa kohësh Çiljeta është në një lidhje me një djalë të quajtur, Aleksandër. Megjithatë prej disa ditësh kanë qarkulluar zëra për ndarjen e çiftit. Në rrjetin social Facebook Çiljeta nuk është më në një lidhje me Aleksandrin, madje miq të afërt të këngëtares kanë pohuar një fakt të tillë. E kontaktuar me telefon nga THASH&THEM, këngëtarja nuk ka preferuar të flas për këtë çështje. Nuk e dimë se çdo të bëhet me tatuazhin që Çiljeta i ka dedikuar atij, por diçka dihet me siguri që ajo i është përkushtuar biznesit dhe projekteve muzikore.(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com











