Çiljeta Xhilaga sfidon Elvana Gjatën

Të paktën një herë në vit të gjithë duam të përjetojmë frymën e Krishtlindjes, prandaj edhe zgjedhim të vishemi me të kuqe. Por Çiljeta Xhilaga e ka plotësuar mozaikun e festës duke vendosur në kokë kapelen e famshme të Santa Clausit, duke u kthyer në babagjyshin e vitit të ri. Duket pak e habitshme kjo shfaqje e këngëtares me këtë look festiv, e për më tepër një ditë pas shfaqjes së videospotit të Elvana Gjatës. Kjo foto vjen me urimin “Gëzuar Vitin e Ri”, një urim special që këngëtarja i ka bërë fansave të saj në këtë fundviti, ndoshta për të sfiduar Elvanën, e cila lançoi një di të më parë një videoklip përshëndetës për fansat e saj. Ndoshta Çiljeta ka vendosur të bëjë ndonjë dhuratë për të gjithë fansat, meqenësë së fundmi e ka zbehur praninë e saj në ekran. Fakti që i është përkushtuar më shumë filmit, sesa muzikës ka bërë që të lërë pas dore dëshirat e fansave që mezi presin rikthimin.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha