PRISHTINË- “Jam e shokuar me deklaratat e zonjës Lunaçek. Ne kemi punuar shumë që ky proces të përfundojë shpejt. Ditëve të ardhshme do të shkojmë në Bruksel për të kërkuar sqarime për këtë çështje”,- ka thëne Vlora Çitaku për deklaratat e Lunaçek se deri në vitin 2016 nuk do të këtë liberalizin vizash për Kosovën.
Kuvendi i Kosovës ka diskutuar ecurinë e negociatave mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, të filluar në tetor të vitit të kaluar.
Deputetët opozitarë kanë pasur shumë kritika për qeverinë dhe Ministrinë e Integrimeve, duke thënë se MSA-ja i është dhënë Kosovës më shumë si rezultat i dialogut me Serbinë, dhe jo si rezultat i plotësimit të kritereve. Kjo, pasi sipas deputetëve, në njërën anë konstatohet se sundimi i ligjit mbetet sfidë, derisa ndër kapitujt kryesore të MSA-së është sundimi e ligjit dhe drejtësia.
Por, në anën tjetër ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, në prezantimin e raportit për ecurinë dialogut për MSA-në, tha se nisja e negociatave për Marrëveshjen për Stabilizim Asociimit mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian është moment historik në kuadër të procesit integrues të Kosovës.
“MSA do të jetë marrëveshja e parë kontraktuale që ofron perspektiv të qartë drejt anëtarësimit të plotë të Kosovës në BE. Qëllimi i MSA-së është ofrimi i kornizës politike dhe ligjore që do të rregulloj procesin e përafrimit dhe anëtarësimit me BE-në.
Marrëveshja do të jetë bazë ligjore për hapat e radhës se Kosovës në kuadër të procesit integrues në BE. Në kuadër të MSA-së, Kosova dhe BE-ja do të bëjnë zotime të ndërsjella. Në njërën anë vendi ynë për të ndërmarrë reforma edhe më të thella dhe në anën tjetër BE-ja për të ofruar mundësi reale për anëtarësim”, tha Ministrja Çitaku, raportojnë mediat e Kosovës.
Redaksia online
(e.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com