Ndërsa beteja për të çliruar Mosulin, qendrën e Kalifatit  vijon, SHBA kanë akuzuar militantët e shtetit islamik  se po përdorin civilët si mburoja. Ndërkohë organizatat ndërkombëtare paralajmërojnë se clirimi i qytetit do të këtë pasoja për civilët.

Deri më tani raportohet se rreth 900 persona janë larguar nga Mosuli. Ndërsa në qytet ndodhen më shumë se 5000 luftëtarë.

Forcat ushtarake të Irakut mbështeten fuqishëm nga koalicioni ndërkombëtar anti-ISIS.  Këta të fundit  akuzojnë se forcat e shtetit islamik po përdorin armë kimike gjatë luftimeve.
Gjatë një konferencë të përbashkët për mediat  presidenti Obama dhe kryeministri Italian Renzi  e cilësuan çlirimin e Mosulit një hap të rëndësishëm në zhdukjen e shtetit islamik. Por ata shprehën shqetësimin për mënyrën sesi forcat e ISIS po përdorin civilët.

Por kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh i vendosur se  shteti islamik do të mposhtet.

Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)