Vallë a janë shqiptarët aq në krizë sa thonë apo kur bëhet fjalë për qejf paraja nuk kursehet?
Kjo është pyetja e parë që të shkon në mendje kur shikon videon e një dasme ku këngëtari mbulohet me para siç zbukurohet pema e vitit të ri me aksesorë të ndryshëm.

Bëhet fjalë për një dasëm në Shkup, ku i ftuar ka qenë këngëtari shkupjan i muzikës popullore Aziz Murati.
Në një moment gjatë dasmës këngëtari rrethohet nga disa dasmorë, të cilët nuk reshtin së mbuluari me lekë atë.
Sigurisht që kjo ka qenë një natë “e bardhë” për Azisin e ftuar në dasmën e bërë në fshatin Haraçin.
Videoja është postuar në You Tube më datë 16.08.2013.
/Shqiptarja.com