Votimi elektronik në 3 ose 4 bashki të mëdha kërkon Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet e ardhshme vendore të të vitit 2027, që pritet të jenë në muajin maj.
KQZ ka nisur konsultimet me partitë politike, teksa në një shkresë të firmosur nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, KQZ u kërkon partive politike të shprehin qëndrimin e tyre.
Sipas dokumentit, KQZ po vlerëson aspektet teknike, logjistike dhe administrative të shtrirjes së sistemit elektronik. Institucioni vlerëson se aplikimi në 3 ose 4 bashki të mëdha do të përbënte një qasje të arsyeshme dhe proporcionale.
“Çdo vendimmarrje për zgjerimin e këtij procesi duhet të mbështetet në një qëndrim të qartë dhe të konsoliduar të partive politike”, thuhet në shkresën e KQZ-së.
Partive u kërkohe që, përpara se të japin qëndrimin zyrtar, të caktojnë përfaqësues për një takim konsultues në KQZ më 9 tetor 2026, në orën 11:30.













Komente
Komento