Çmimet e kripura në jug, aktori: 10
ditë në Sarandë të marrin kursimet e 1 viti

Çmimet e kripura në jug, aktori: 10<br />ditë në Sarandë të marrin kursimet e 1 viti
Që çmimet në jug të vendit gjatë sezonit turistik janë të ekzagjeruar është e gjithë ditur tashmë, dhe pushues të shumtë e kanë denoncuar këtë fakt.

Këto çmimet me sa duket, kanë “nevrikosur” edhe aktorin e njohur Marin Orhanasi.

Marini ka zgjedhur Sarandën për të pushuar, por 10 ditët e pushimit atje duket se i kanë kushtuar sa gjithë kursimet e një viti.
 
Nga kalaja e Lëkursit, Marini ka postuar në facebook një faturë me çmime mjaft të kripura.
 
“Nga Kalaja e Lëkurësit mbrëmë. Ç’e do që pamja me çmimet nuk shkon fare. Këta të huajt e kanë mirë. Një sallatë në lokal dhe bukë me vete në plazh…dhe ku? Në Sarandë. Bregdeti më i bukur që kemi. Njëherë dikush më tha këtu: Ne 2 muaj punojmë. Po, – i thashë, – kurse ne punojmë gjithë vitin që të na i marrësh ti për 10 ditë” ka shkruar aktori i Portokallisë.

marin orhanasi
 Postimi i Marin Orhanasit në facebook

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)