Çmimet Oscar, sukseset më të
mëdha të mbrëmjes

Çmimet Oscar, sukseset më të<br />mëdha të mbrëmjes<br>
Për edicioni e 90- të  të çmimeve Oscar i cili është mbajtur në Dolby Theatre,  kryefjala e mbrëmjes ka qenë filmi “The Shape of Water” i cili ka fituar katër çmime përfshirë këtu çmimin për filmin më të mirë dhe regjizorin më të mirë.

“The Shape of Water”, ka qenë filmi i cili ka dominuar këtë vit në mbrëmjen e çmimeve Oskar të zhvilluar në Dolby Theatre, ku filmi që tregon një histori dashurie arriti të marrë çmimin e Filmit më të Mirë,  regjizorit më të mirë, kolonës zanore më të mirë dhe produksionit më të mirë.

Gary Oldman dhe Frances McDormand ashtu si pritej fituan çmimin për aktorët më të mirë për rolet e ture në filmat “ Darkest Hour” dhe “ Three Billboards Outside Ebbing, Missuri”. Ishte oskari i parë për Oldman, i cili gjatë fjalës së tij falenderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës që e kishin mirëpritur para disa vitesh.

Ka qenë McDormand e cila ka marrë duartrokitjet më të mëdha të mbrëmjes, ku i ka kërkuar çdo gruaje aktore të nominuar për një çmim të përfshiheshin në një sfidë, atë të përfshirjes në kontratën e tyre një klauzolë e cila kërkon që një film të përmbushë një nivel të cakatuar diveristeti.

Supriza më e madhe e mbrëmjes ishte Jordan Peele, i cili fitoi çmimin për aktrimin më të mirë original në filmin thriller “Get Out”. Peele pritej që të largohej nga mbrëmja e çmimeve “Oscar” pa çmim pas fitores së çmimin në Indie Spirit Aëards më pak se 24 orë përpara se ceremonia e çmimeve Oscar të fillonte.

 

d.gj/ Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën