Çmimi i naftës bruto vijon të pësojë rënie çdo ditë në bursat kryesore botërore. Ditën e sotme çmimi në bursën amerikane ËTI ka kaluar nën nivelin e 45 dollarëve për një fuçi dhe aktualisht tregtohet me një çmim prej 44.87 dollarë/fuçi.

Teksa ulja e çmimit, vijon pa ndërprerje në të gjitha bursat kryesore të lëndëve të para, edhe në tregun ndërkombëtar vihet re ky trend, ku është shënuar një rënie e çmimit në masën 50%.

Sakaq, edhe në vendin tonë në pikat e pakicës është konstatuar një tjetër rënie e çmimit, të naftës dhe benzinës, me rreth katër lekë për litër. Çmimet e këtyre produkteve në tregun shqiptar kanë rënë me 19%, në krahasim me janarin e një viti më parë

Nga ana tjetër, Autoriteti i Konkurrencës është në fund të hetimit të thelluar për tregun e karburanteve, nëse ka abuzim me pozitën dominuese dhe fiksim të çmimeve nga tre sipërmarrjet më të mëdha në këtë fushë në vend.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)