Çmimi Nobel/Habia “Ç’punë ka
Bob Dylani me Letërsinë?”

Çmimi Nobel/Habia “Ç’punë ka<br />Bob Dylani me Letërsinë?”
Reagimet e parë të shkrimtarëve nëpër botë: Baricco ka dyshime, Irvine Uelsh del kundër Akademisë suedeze, Salman Rushdie është entuziast.

Shumë reagime pozitive, por edhe disa negative, apo shumë negative, pas lajmit që Nobelin për Letërsinë e ka marrë Bob Dylani. Dhe disa prej reagimeve më nervoze janë regjistruar pikërisht mes shkrimtarëve italianë.

Alessandro Baricco, për shembull, nuk është i bindur, në deklaratën që ka bërë për Ansa-n, ku pohon se Dylani “është një i madh.
"Të shkosh në një prej koncerteve të tij sot është një prej eksperiencave më të mëdha dhe emocionuese që mund të kesh në botën e spektaklit. Por sado që të sforcohem, nuk arrij të kuptoj se çfarë lidhje ka me letërsinë”. Për më tepër, thotë ai, nuk ka “asnjë krahasim për të bërë mes Nobelit për Dylanin dhe atij për Dario Fo”. Dhe shton: “Eshtë shumë e ndryshme situata, sepse shkrimet e teatrit, nuk më duhet të sforcohem shumë për të kuptuar lidhjen me letërsinë. Që një dramaturg të fitojë një çmim për letërsinë, kjo kuptohet, edhe pse pakëz shtrembër”. Pra, vazhdon shkrimtari i Nëntëqindës: “Eshtë njësoj si t’i jepnin një çmim Javier Marias, sepse ka një muzikalitet të bukur në rrëfimin e saj. Kështu edhe arkitektët mund të konsiderohen poetë”.

“Filologjikisht” është krejt i kundërt mendimi i shkrimtarit Salman Rushdie, që në mënyrë të përsëritur është përmendur si fitues i mundshëm, i cili në Tuiter ka kujtuar lidhjen historike mes poezisë dhe muzikës: “Nga Orfeu tek Faizi, kënga dhe poezia kanë qenë gjithmonë të lidhura ngushtë. Dylani është trashëgimtari gjenial i traditës. Zgjedhje e madhe”.

Ndërkohë duket shumë i zemëruar shkrimtari Irvine Uelsh, që sërish në Tuiter ku lëshon një akuzë ndoshta të rëndë ndaj akademisë suedeze: “Jam një fans i Dylanit, por ky është një çmim i mbushur me nostalgji të konceptuar keq, shkëputur prej prostatës së sëmurë të hipive të zhurmshëm”. Fjalë të rënda kundër jurisë së 18 anëtarëve të Akademisë që votuan në shumicë për kantautorin amerikan. / www.bota.al

E ndërkaq një shkrim në New York Times kritikon ashpër vendimin p​ër Nobelin.
Pse Bob Dylan nuk duhej ta fitonte Nobelin në letërsi

Nga Anna North, New York Times


Bob Dylan nuk e meriton çmimin Nobel për Letërsi.

Ai meriton çmimet e shumta Grammy që ka fituar, përfshi këtu një çmim për arritjet jetësore, që e fitoi në vitin 1991.

Pa asnjë dyshim, ai e ka vendin në “Rock&Roll Hall of Fame”, në të cilin është përfshirë në vitin 1988 së bashku me “Supremes”, “The Beatles” dhe “Beach Boys”.

Ai është një muzikant i mrekullueshëm, një autor tekstesh i klasit botëror dhe një figurë me ndikim të jashtëzakonshëm në kulturën amerikane.

Por duke i dhënë këtë çmim, komisioni i Nobelit po zgjedh jo të vlerësojë një shkrimtar dhe kjo është një zgjedhje zhgënjyese.

Po, zoti Dylan është një autor brilant tekstesh këngësh.

Po, ai ka shkruar një libër me poezi prozë dhe një autobiografi.

Po, është e mundur të analizosh tekstet e këngëve të tij si poezi.

Por shkrimet e zotit Dylan nuk ndahen nga muzika e tij.

Ai është i madh sepse është një muzikant i madh, dhe kur komisioni i Nobelit ia jep çmimin për letërsi një muzikanti, humbet një mundësi për të nderuar një shkrimtar.

Ndërkohë që në mbarë botën po bie ndjeshëm leximi i librave, çmimet e letërsisë janë më të rëndësishme se kurrë.

Një çmim i madh nënkupton një rritje në shitje dhe në lexues, madje edhe për një shkrimtar shumë të njohur.

Por më shumë se kaq, duke ia dhënë çmimin Nobel një romancieri ose një poeti, është një mënyrë për të pohuar se poezia dhe romani ende vlejnë, se ato janë përpjekje të rëndësishme të njeriut, që meritojnë njohje ndërkombëtare.

Muzika folk është një përpjekje e tillë, por për pjesën e saj, ajo e merr njohjen që meriton.

Dhe përveç kësaj, askush nuk pret që çmimi më i lartë në muzikë të shkojë për një shkrimtar- nuk do e shohim kurr Zadie Smith apo Mary Gaitskill në “Rock&Roll Hall of Fame”.

Duke nderuar një ikonë të muzikës, komisioni ndoshta ka menduar që ta bëjë çmimin të rëndësishëm edhe për brezat e rinj dhe t’i sjellë një tjetër vlerë këtij çmimi.

Por ka mënyra të tjera se si mund të arrihej kjo, duke nderuar sërish një shkrimtar.

Ata mund të nderonin një shkrimtar që ka sjellë risi të rëndësishme në formë si Jennifer Egan, Teju Cole apo Anne Carson.

Ata mund të zgjidhnin një shkrimtar nga vendet në zhvillim, të cilat mbeten mjerueshëm të nënpërfaqësuar në mesin e fituesve të Nobelit.

Ose mund të zgjidhnin ndonjë shkrimtar që ka krijuar audiencë kryesisht online si Warsan Shire.

Në vend të kësaj, komisioni ia dha çmimin një njeriu që është i njohur ndërkombëtarisht në një fushë tjetër, me shumë nderime mbi shpinë.

Bob Dylan nuk ka nevojë për një çmim Nobel në Letërsi, por letërsia ka nevojë për një çmim Nobel.

Sivjet nuk do e marrë një të tillë./Mapo

(d.b/Shqiptarja.com)



 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit