Çobaj: Të largohen krerët e degëve
humbëse, Vreto: jo prerje kokash

Çobaj: Të largohen krerët e degëve<br />humbëse, Vreto: jo prerje kokash
TIRANE- Pas përplasjeve dhe akuzave shpesh herë deri edhe fyese mes kryetarëve të degëve të PD dhe deputetëve të grupit parlamentar për përgjegjësinë e humbjes në 21 qershor, krisje duket se ka edhe mes vetë drejtuesve në rrethe. Kryedemokrati i Shkodrës, Ramiz Çobaj, ndonëse ka preferuar të mbetet jashtë debateve në PD për analizën e zgjedhjeve vendore, dje u shpreh se për humbjen duhet të mbajnë përgjegjësi në radhë të parë vetë kryetarët e degëve.

Një qëndrim ky i cili kundërshtohet nga kreu i degës së PD në Librazhd, Bujar Vreto i cili e quan raportin e kryesisë si jo realist, pasi analiza nuk duhet parë si “prerje e kokave”. Edhe drejtuesit e degëve të PD në Durrës, Vlorë, Fier, Gjirokastër dhe Elbasan mbrojnë tezën e analizës si evidentuese e mangësive të konstatuara në zgjedhjet e fundit dhe njëkohësisht, i mëshojnë faktit se ish ministrat dhe deputetët, si kryetarë të grupeve të punës, duhet të përgjigjen për kontributin e tyre në fushatë.      
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: 'Bari do jetë edhe bukë, edhe gjellë'

Namir Lapardhaja: 'Bari do jetë edhe bukë, edhe gjellë'