Çokollata, jo vetëm ëmbëlsirë
edhe një koktejl psikoaktiv

Çokollata, jo vetëm ëmbëlsirë<br />edhe një koktejl psikoaktiv
Çokollata është një ushqim psikoaktiv. Ajo e ka origjinën te farat e pemës tropikale të kakaos. Pema e kakaos e ka marrë emrin nga natyralisti suedez Linnaeus në shekullin XVII. Termi grek theobroma do të thotë “ushqim i hyjnive”, ndërkohë që çokollata është quajtur dhe ushqimi i djallit; megjithatë, bazat teologjike të këtyre termave nuk janë qartësuar.
Çokollata ashtu siç e njohim sot e ka origjinën në vitin 1879, kur zviceriani Rodolphe Lindt shtoi ingredientin e gjalpit të kakaos. Përparësia e gjalpit të kakaos qëndron në faktin se, pas shtimit të tij ne formulë, çokollata merr formën e shufrës së ngurtë dhe, gjatë ngrënies, shkrihet në gjuhë.
Çokollata, koktejli psikoaktiv
Çokollata përmban sasi të vogla anandamidi, një kanabinoid endogjen i gjendur në tru. Kërkuesit më skeptikë shprehen se duhet të konsumohen sasi të mëdha çokollate në mënyrë që të përftohen efekte psikoaktive. Megjithatë, vlen të përmendet se N-oleoetanolamina dhe N-lineoleoetanolamina, dy molekula të ngjashme me anadamidin të pranishme në çokollatë, frenojnë metabolizimin e anadamidit. Kështu, nxitet dhe zgjatet gjendja e mirëqenies e induktuar nga andandamidi.
Çokollata përmban kafeinë, por sasia e saj është modeste. Teobromina në përbërje të çokollatës gjithashtu mund të kontribuojë në efektet e saj psikoaktive. Hulumtimet e kohëve të fundit kanë arritur në përfundimin se teobromina e purifikuar mund të jetë më efektive se opiatet si medikament për kollën si pasojë e veprimit të saj mbi nervin vagus.
Çokollata gjithashtu përmban triptofan, i cili përfaqëson një aminoacid esencial (do të thotë që nuk sintetizohet nga trupi ynë). Triptofani nxit prodhimin e serotoninës, një neurotransmetues që modulon humorin dhe ul ankthin. Gjithsesi, triptofani mund të merret dhe nga burime të tjera dhe jo vetëm nga çokollata.
Ashtu siç ndodh dhe me ushqime të tjera të ëmbla, konsumi i çokollatës nxit çlirimin e endorfinave, të cilat janë opiatet endogjene të trupit. Rritja e endorfinave ul ndjesinë e dhimbjes.
Dëshira e madhe për çokollatë që vërehet te femrat përpara menstruacioneve mund të shpjegohet pjesërisht nga përmbajtja e lartë e magneziumit në të. Defiçiti i magneziumit përkeqëson sindromën premenstruale.
Kakao dhe shufrat e çokollatës përmbajnë një grup alkaloidësh neuroaktivë të njohur me emrin tetrahidro-b-karbolina, të cilat gjithashtu gjenden edhe te birra, vera dhe pijet e tjera alkoolike. Është parë një lidhje e këtyre substancave me alkoolizmin, megjithatë ende nuk është konfirmuar roli i tyre në varësinë ndaj çokollatës.
Një studim në Britaninë e Madhe tregoi se era e çokollatës redukton në mënyrë domethënëse aktivitetin e valëve theta të trurit në EEG; kjo do të thotë, rritje e relaksimit.
Ndoshta ingredienti kryesor i çokollatës është “substanca kimike e dashurisë”, feniletilamina. Megjithatë, roli i saj është vënë në diskutim për shkak se pjesa më e madhe e feniletilaminës me prejardhje nga çokollata metabolizohet përpara se të arrijë në sistemin nervor qendror. Disa individë mund të jenë të ndjeshëm ndaj efekteve të kësaj substance qoftë dhe kur ajo është në sasi të vogla. Feniletilamina është një aminë që ndeshet natyrshëm në tru. Feniletilamina çliron dopaminën në qendrat e kënaqësisë mezolimbike; piku i kësaj substance takohet gjatë orgazmës. Kjo substancë mund të provokojë migrenë, por gjithsesi, sasia e feniletilaminës është tepër e ulët për të shkaktuar një krizë migrene.
Vetitë ushqyese të çokollatës
Sa më shumë kakao të përmbajë çokollata (çokollatë e zezë), aq më e lartë është sasia e yndyrnava në të. Nga ana tjetër, sa më e ulët të jetë sasia e kakaos në çokollatë, aq më shumë sheqerna ka në të. Një çokollatë me 60% kakao ka prirje që të jetë më pak kalorike se sa një çokollatë me 80% kakao. Çokollata, si ajo me qumësht dhe ajo e zezë, përmban rreth 560 kcal për 100 gramë. Pra, çokollata është një ushqim kalorik, i pasur në yndyrna dhe me përmbajtje të lartë sheqernash. Megjithatë, studimet tregojnë se personat që vuajnë nga mbipesha dhe nga obeziteti nuk janë konsumatorë të çokollatës.
Për më tepër, çokollata ka përqëndrime të larta mineralesh si kalium, fosfor dhe magnez. Gjithashtu, ka hekur, kalcium, zink, bakër, krom, vitaminë E, B1 dhe B2.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza