Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollakun ka thënë se mosratifikimi i demarkacionit nga ana e Kuvendit të Kosovës mund të bëjë që Bashkimi Evropian që mos të diskutojë fare çështjen për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. 

Parlamenti Evropian e ka bërë të qartë se ratifikimi i kësaj marrëveshje është kusht për liberalizimin e vizave. Dhe këtu nuk duhet të kemi dilema askush dhe në rast të mosratifikimit nga ana e Kuvendit të Kosovës sigurisht jo vetëm që hapen dilemat nga ana e Bashkimit Evropian por shumë lehtë mund të ndodhë që komisioni përkatës që fare të mos e marrë në diskutim çështjen për liberalizimin e vizave”, ka thënë Çollaku. 

Kuvendi i Kosovës ka shtyrë për në datën 1 shtator thirrjen e seancës për miratimin e projektligjit të demarkacionit.


Redaksia Online
Shqiptarja.com