Çrregullimet “në banjë”
Si t’i shpëtojmë fëmijët

Çrregullimet “në banjë”<br />Si t’i shpëtojmë fëmijët
ÇFARË JANË ÇRREGULLIMET E ELEMINIMIT?
Çrregullimet e eleminimit janë çrregullime që lidhen me procesin e të defekuarit (të dalures jashte) dhe të urinuarit tek fëmijët. Fëmijët e vegjël mund të kemi në mënyrë sporadike të tilla problem apo “aksidente” por këto çrregullime mund të bëhen problem nëse përsëriten në mënyrë të shpështë tek fëmijët mbi moshën 5 vjeç si dhe kur zgjasin më shumë se 3 muaj me rradhë.
Ka dy tipe të çrregullimeve të eliminimit:
•Enkopresis kur kemi kalim të përsëritur të feceve në vende të tjera jashtë tualetit, më shumë në defekimi në mbathje apo dhe në dysheme. Kjo sjellje mund të jetë ose jo e qëllimshme.
•Enuresis është kalimi i përsëritur i urinës në vende të tjera jashtë tualetit. Enuresa që ndodh natën ose lagja e shtratit është forma më e shpeshtë. Edhe kjo mund të jetë ose jo e qëllimshme.
Sot do të flasim për njërin nga këto çrregullime që është enkopreza

CILAT JANË SIMPTOMAT E ENKOPREZES?
Përveç faktit që fëmija defekon jashtë tualetit mund të kemi dhe simptoma të tjera si:
•    Humbje oreksi
•    Dhimbje barku
•    Fece të ujshme dhe gazra
•    Irritim i mukozës anale nga fecet e ujshme
•    Ulje e aktivitetit fizik dhe e interest në të
•    Mbyllje në vetvete etj

ÇFARË E SHKAKTON ENKOPREZEN?
Shkaku më i zakonshëm i enkoprezës është konstipacioni(kapsllëku) kronik, pra paaftësia për të defekuar më ritmin e duhur. Kjo mund të ndodhë për arsye të ndryshme ku mund të futet stresi që mund të ketë fëmija, mosmarrja në sasi të duhura të lëngjeve apo ujit që e bën të vështirë që fecet të zbuten; apo dhimbja që mund të ketë fëmija kur defekon me vështirsi nga fecet e forta që e bën atë të refuzojë të shkojë në tualet për të defekuar.

Kur një fëmijë është kaps një masë e madhe fecesh grumbullohet në zorrë e cila ushtron presion mbi rectum. Kjo shtriqje e zorrës bën që mbaresat nervore në rectum me kalimin e kohës të humbasin ndjeshmërinë dhe fëmija nuk e kupton që duhet të shkojë në banjo të defekojë apo mund të mos e ndjejë që fecet po dalin jashtë zorrës.

Masa e feceve mund të bëhet gjithshtu mjaft e fortë apo kompakte duke e bërë të pamundur procesin e defekimit pa dhimbje. Muskujt e rektumit që i mbajnë fecet në të mund të mos e kryejnë më një gjë të tillë. Apo edhe nëse fecet janë mjaft të forta për të kaluar mundet që një pjesë e lëngjeve të zorrës të kalojë në mbathjet e fëmijës.

Faktorët që mund të ndikojnë në kapsllëkun e fëmijës janë:
•    Një dietë e varfër në fibra
•    Mungesa e aktivitetit fizik
•    Frika për të përdorur tualete që nuk janë familjare për fëmijën psh në banjo publike
•    Fëmija nuk rri aq sa duhet në tualet për të defekuar
•    Ndryshimi i orareve të të shkuarit në tualet psh me orar në shkolle.

Një shkak tjetër i enkoprezës mund të jetë dhe papjekuria e zorrës së fëmijës për të lëvizur fecet në të. Apo mundet që fëmija të zhvillojë enkoprezë sepse procesi i edukimit të tualetit që prindërit po mundohen të realizojnë nuk po bëhet siç duhet. Ngjarje stresuese në jetën e fëmijës si psh një sëmundje në familje apo vëllai apo motra që ka lindur mund në shkaktojnë këtë çrregullim.

SA E SHPËSHTË ËSHTË ENKOPREZA?
Është mjaft e zakonshme, megjithëse pjesa më e madhe e rasteve nuk raportohet nga prindi tek mjeku për shkak të stigmatizmit që mund të pësojë fëmija.Ka shifra të ndryshme por mendohet 1.5% deri 10% e fëmijëve të kenë enkoprezë. Është më e zakonshme tek meshkujt se tek femrat.

SI DIAGNOSTIKOHET ENKOPREZA?
Nëse shenjat janë prezente mjeku do të fillojë vlerësimin duke marrë një histori të hollësishmë të sëmundjes dhe një ekzaminimi fizik të hollësishëm duke përfshirë dhe ndonjë ekzaminim për të përjashtuar ndonjë çrregullim të zorrës. Nëse nuk ka ndonjë problem organik diagnoza vihet në bazë të shenjave që ka fëmija dhe zakoneve në procesin e të defekuarit.

SI TRAJTOHET ENKOPREZA?
Qëllimi i trajtimit është të parandalohet kapsllëku dhe inkurajimi i zakoneve të mira në procesin e defekimit. Edukimi i fëmijës dhe prindërve rreth çrregullimit është një hap tjetër në trajtim. Trajtimi fillimisht fillon më pastrimin e zorrës nga çdo fece e mbetur në të e paeliminuar. Hapi tjetër është përpjekja për ti mbajtur fecet e fëmijës të buta dhe kalimin në zorrë sa më të lehtë.

Kjo arrihet më anë të ndryshimit të dietës së fëmijës, venies së orareve më të shpeshta e të përcaktuara të shkurjes së fëmijës në tualet dhe perforcimit pozitiv të ndryshimit për mirë të sjelles së fëmijës në përdorimin e tualetit.Në raste të tjera mjeku mund të përshkruajë për përdorim medikamente për të zbutur fecet apo laksativë kundër kapsllëkut. Për vetëvlerësimin e ulët apo ankthin që mund të ketë fëmija mund të përdoret dhe terapia e sjelljes.

*Mjeke pediatre

Shkrimi u botua në Suplementin Shëndeti gazetën Shqiptarja.com (print) 05.09.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve