Në prononcimet e pakta për prioritetet e mandatit të tij, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka permendur drejtësinë. Pra do të merret me reformimin dhe rregullimin e saj. Zotimi duket logjik. Presidenti i Republikës është kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ai, Ministri i Drejtësisë dhe nënkryetari funksionar i KLD-së përbëjnë kupolën e drejtësisë, qeverinë e saj të vogël. Përveç kësaj, firma e Presidentit është përcaktuese në të gjitha lëvizjet e rëndësishme në piramidën e Prokurorisë, që është një institucion specifik i sistemit në fjalë. Me kaq sa thamë kuptohet se drejtësia është fusha që i jep fuqi ekzekutive Presidentit tonë të Republikës. Duke qenë i pari i vendit në këtë fushë, ai ka detyrime me shumë se të tjerët. Rrjedhimisht, ai merr më shumë merita për arritjet dhe,
në të kundërtën, më shumë përgjegjësi për dështimet.
Ky ështëleximi në germë i kompetencave të Presidentit për drejtësinë, një lexim disi libresk patjetër, pasi siç e kemi parë përgjatë këtyre viteve, kur vjen puna në praktikë ndërhyjnë lloj-lloj faktorësh e rrethanash, të cilët, në lidhjen e tyre, kanë bërë që frenat e drejtësisë të dridhen apo edhe të fluturojnë nga duart e Presidentit.
Sidoqoftë, në mos e pastë thenë sa për të thënë diçka- dhe nuk kemi pse të paragjykojmë në këtë pikë- presidenti Nishani ka marrë një zotim sa normal, aq edhe kurajoz. Normal sepse kjo është puna e tij. Kurajoz sepse drejtësia është një prej plagëve më të thella të organizmit tonë shtetëror. Të gjithë duhet ta mbështesim Presidentin në sfidën e reformimit të drejtësisë. Gjithnjë, nëqoftese ai kalon nga fjalët në vepra me një projekt bindës, të konsultuar me ekspertë kompetentë brënda dhe jashtë vendit.
Këtu dalin në skenë disa pikpyetje . A ka Presidenti një projekt? Nëse akoma jo, a është duke punuar kush për këtë projekt? Ku konsiston ky projekt? Më thjeshtë akoma: Cilat janë në vlerësimin e Presidentit të Republikës problemet dhe sëmundjet e drejtësisë shqiptare, që kërkojnë reagim dhe ndërhyrje të menjëhershme? Duke qenë se erdhi rrufeshëm në krye të institucionit, si një President i improvizuar në minutat e fundit, Nishani mund të mos e ketë projektin e larpermendur. Por ai e njeh dhe duhet ta njohë problematikën, madje me themel, sepse lundon prej vitesh në sferat e larta të pushtetit, ka qenë edhe ministër drejtësie, ka pjesën e vet të përgjegjesisë-të vogël patjetër- për krizën dhe kalbëzimin që ka pushtuar këtë sektor.
Është pozitive që Presidenti e pohon këtë gjendje të rëndë me zotimin për t'u përballur me të. Por kur zotohet kështu si Budë, në përgjithësi, pa i sqaruar dhe emërtuar sëmundjet kryesore që po i marrin frymën drejtësisë, e lë përgjysëm respektin për publikun, madje krijon disa ekuivoke. Përshembull, lë përshtypjen se thjesht po kërkon të rëndojë në mënyrë të tërthortë paraardhësin e tiij, zotin Topi dhe ish nënkrytarin funksionar të KLD-së, zotin Spahiu. Më tej, me heshtjen e tij për sëmundjet e drejtësisë Presdienti lë përshtypjen sikur nuk ka parasysh ato që vuan në kurriz publiku dhe demokracia shqiptare apo ato që ka identifikur prej vitesh Bashkimi Europian dhe SHBA, por gjëra të tjera, fjala vjen atë pak pavarësi që mund te ketë mbetur në sistem, të cilën do të përpiqet ta eliminojë për t'ja dorëzuar Berishës si trofe. Po të jetë kështu reforma Nishani në drejtësi do të jetë një antireformë që nuk e ka njohur dhjetëvjeçari i fundit dhe më mirë të mos bëhët kurrë.
Presidenti studion dhe reflekton në trashëgiminë e parardhësve. Negative apo pozitive qoftë. Vetë ish zyrtarët e lartë, që kanë qenë në kupolën e drejtësisë, Moisiu, Topi, Spahiu, e tjerë, mund të japin e duhet të japin kontributin e tyre për të kuptuar pse është kaq e kalbur drejtësia në Shqipëri, ku është pengesa e madhe që nuk lejon shëndoshjen e saj. Topi dhe Spahiu mund të flasin akoma më hapur në këtë pikë, duke qenë se drejtojnë dy formacione politike opozitare, respektivisht FRD-në dhe AKK-në. Siç e kam pohuar edhe një herë tjetër, trasparenca e tyre për drejtësinë është njëlloj parakushti për të premtuar atë drejtësi që nuk e vendosen dot kur mendohej se e kishin në dorë. Me promemorjet e tyre në këtë lëmë do të ndihmonin Presidentin dhe nënkryetarin aktual të LKD-së, por nëse këta nuk duan të ndihmohen, do të ndihmonin publikun e gjerë për të kuptuar më mirë gjendjen dhe për të mos u berë viktimë e demagogjive. Një çeshtje kyçe për t'u sqaruar në këtë aspekt është se kush e ka realisht në dorë drejtësinë. Qeveria? Presidenti? KLD-ja? Publiku është informuar sistematikisht këto vitet e fundit nga raportet e Bashkimit Europian dhe SHBA-së se problemi themelor i së drejtës në Shqipëri, për rrjedhim edhe i demokracisë, është pandëshkueshmëria. Pandëshkueshmëria e rrënjosur si kulturë. Kjo është thejsht e tmerrshme. Dhe të mos harrojmë se kjo akuzë i është bërë Shqipërisë para pesë vjetësh, kur nuk kishte ndodhur akoma 21 janari, apo vidioskandali "Meta-Prifti, në të cilin Bashkimi Euriopian, që ofroi ekpertizë, u sfidua hapur nga Tirana me një çmim që mbetet për t'u paguar. Mund ta marrin me mend se akuza në fjalë ka shkuar me thellë, por nuk po zgjatemi shumë në këtë pikë sepse kemi folur e shkruar disa herë. Kushdo e kupton se termi "pandëshkueshmëri" ka kuptim për zyrtarët e lartë dhe kriminelët me shumë para. Nga vjen, çfarë e ushqen këtë gangrenë? Ekpertet , përfshirë zyrtarët që kanë punuar në këtë fushë, mund të ndriçojnë aspekte që nuk i rrokim dot në këtë moment. Por në thelb pandëshkueshmëria është simotra e korrupsionit, ana tjetër e medaljes. Pandëshkueshmëria është liçensa që politika i jep korrupsionit në drejtësi. Nga ana tjetër, pandëshkueshëmria është konçensioni i drejtësisë për korrupsionin dhe krimin në sferat e pushtetit. Rrethi duket i mbyllur, aq i mbyllur sa për ta çarë të përhihet në mendje një shpatë herkuliane, të cilën mund ta vërvisë një mendje e kthjellët dhe e lirë, një karakter i epshëm dhe një krah i fortë. Publiku i gjerë- nuk po flas vetëm për atë opozitar- realisht e ka disi të vështirë të besojë se një President i dalluar për besnikëri dhe konfirmizëm ekstrem ndaj kryeministrit Berisha, siç është zoti Nishani, mund të përballet me pandëshkueshmërinë dhe korrupsionin më fuqishëm dhe më suksesshsëm se paraardhësi i tij Topi që ishte një person i pavarur në raport me kryeministrin, një oponent dhe mandej një opozitar i tij. Por gjithçka mund të ndodhë. Nuk e ka larg nusja të pamët, thonë në veri. Publiku po e pret Presidnetin e ri. E ardhmja e afërt do të tregojë se çfarë ka parasysh ai konkretisht kur shpalli si përparësi të mandatit të tij reformimin e drejtësinë. E mira dhe pozitivja në këtë histori është që tha: "Këtë e kam kam unë". Do dimë kujt t'ja kërkojmë rrezultatet. Në vartëtsi të rrezultateve, populli që nuk voton Presidentin, do të dijë të ndëshkojë apo promovojë me votë ata që e zgjodhën.
(Shkrimi u botua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com