‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot

Për dy mbrëmje radhazi, Teatri i Operas rikthen këtë fundjavë koncertin “Verdi Off”. Nga ora 19.00 në shehsin “Skënderbej” do të interpretohen disa nga ariet më të njohura të Verdit. Ndërsa të dielën në orën 20.00 në skenën e Teatrit do të performojë sopranoja e njohur italiane Anna Pirozzi.

Mbahet këtë fundjavë në orën 20.00 në Teatrin Kombëtar shfaqja  "Ëndrra ime, Rina" me autor Pëllumb Kullën dhe regji të Spiro Dunit.

Mastro Marco Battaglia performon sot në orën 19.00 me rastin e Festivalit Ndërkombëtar të Kitarës, në sallën “Tonin Harapi” te Liceu Artistik me kitarën që i përkiste Giuseppe Mazzinit.

Sot dhe nesër në orën 19.00 në teatrin “Metropol” mbahen dy shfaqjet e fundit të “Një lojë xhin” të Koburn me regji të Rozi Kostanit dhe interpretim të Yllka Mujos dhe Viktor Zhustit.

Në kuadër të Javës Italiane këtë të dielë orën 17.00 në teatrin “Zihni Sako” në Gjirokastër çelet ekspozita “Çatitë e kuqe në Qytetin e Gurtë”. Ndërsa në orën 19.00 virtuozi Olen Cesari mban një koncert me pjesë të përzgjedhura në violinë.

Shënohet sot në Qendrën Rinore “Arka” në Shkodër dita e katërt e projektit artistik “Ekrani i artit – Në kërkim të një kohe tjetër”, organizuar me nxënës  të gjimnazeve të qytetit me temën “Në dialog me veprën e artistes Marisa Merz”.

Vijon të mbahet në Teatrin “Aleksandër Moisiu” sot në orën 18.00  dhe nesër në orën 19.00 shfaqja "Certifikata e martesës" e Eprahim Kishon me regji të Driada Dervishit.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike