Çdo dy ditë në vendin tonë vidhet një makinë, në shënjestër të hajdutëve makinat e luksit

Çdo dy ditë në vendin tonë vidhet një makinë. Më në shënjestër janë makinat e luksit dhe qyteti me numrin më të lartë të vjedhjeve është Tirana. Në vitin 2021 janë denoncuar 194 mjete të vjedhura, mes tyre automjete dhe motoçikleta të shtrenjtë.

Me të njëjtën ritëm u shënuan këto vjedhje edhe në 2 muajt e parë të vitit. Denoncimet në polici flasin për 37 makina të vjedhura Janar-Shkurt. Në të shumtën e ngjarjeve hajdutët nuk lenë gjurmë, dhe për ekspertët zbardhja e tyre vitet e fundit është vështirësuar.

Blutë i ndajnë në dy kategori vjedhjen e makinave; për t’i shitur me pjesë këmbimi ose për tu përdorur në krime, kryesisht atentate. Makina që u përdorë në atentatin e 4 janarit ku mbeti i vrarë Erion Çela, rezultoi  e vjedhur. E vjedhur ishte edhe ajo e Astirit ku mbetën të vdekur Erigers Mihasi e Armand Dumani, apo në atentatet të tjera në Vlorë, Elbasan dhe Shkodër.

Por si vidhen makinat dhe ku janë zonat kryesore?

Autorët zgjedhin kryesisht zona të pa ndriçuara mirë dhe që nuk survejohen prej kamerave të sigurisë, thonë njohësit e kësaj vepre penale. Por kjo nuk përjashton grabitjen e tyre në territore të populluara. Tirana dhe Durrësi mbajnë numrin më të lartë të rasteve, ndikuar edhe nga fluksi më i madh i lëvizjeve. Muajt e verës, periudhë që përkon me kthimin në atdhe të emigrantëve, kanë numrin më të lartë të denoncimeve.

Nga ngjarjet e hetuara, ekspertët kanë vërejtur se autorët e vjedhjes apo grabitjes janë profesionistë dhe të përqendruar në zona të veçanta. Për shembull, nëse një grup zotëron dy lagjet e Tiranës, ata nuk mund të vjedhin në lagje apo qytet tjetër. Secili grup ka bazat ku në pak minuta një makinë zbërthehet dhe çdo gjurmë zhduket po me aq shpejtësi.

SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë