Keni bërë një rezervim për udhëtim para ose gjatë pandemisë, dhe keni parapaguar, nëse udhëtimi nuk do të kryhet ju do të merrni pas rimbursimin, nëpërmjet një kuponi të njohur në turizëm si 'voucher', që është një kupon dhe ka të njëjtën vlerë sa parapagimi i bërë. Pra nëse keni parapaguar 500 euro nëse nuk realizohet udhëtimi, agjencia turistike apo operatorët turistik do ju rimbursojnë nëpërmjet një kuponi në të njëjtën vlerë.
Ky fakt është sanksionuar në një Akt Normativ të miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe rimbursimi i të gjithë klientëve duhet të bëhet brenda një viti nga hyrja në fuqi e tij.
"Operatorët turistikë apo agjencitë e udhëtimit, të cilët, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose si ndërmjetës, kanë marrë përsipër t’u ofrojnë klientëve çdolloj shërbimi udhëtimi apo një sërë shërbimesh të tjera ndihmëse, dhe këto shërbime janë të parapaguara ose të rezervuara përpara shpalljes dhe gjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore, përjashtimisht detyrimeve të parashikuara shprehimisht në kontratë, të kryejnë rimbursimin e tyre, brenda 1 viti nga hyrja në fuqi e aktit", thuhet në nenin 3 të aktit normativ.
Në aktin normativ është theksuar edhe fakti që një vendim i tillë vjen si pasojë e situatës së krijuar për shkak të masave të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së infeksionit.
Por në rast se kompania nuk mund të realizojë detyrimin e kuponit, do jetë e detyruar të kthejë paratë e parapagimit.
Në rast se ky akt normativ dhe rimbursimi nuk përmbushet nga kompanitë, ato do të gjobiten për çdo kontratë që s'do të zbatojnë në vlerën e 100 mijë lekëve.
Miratimi i voucher ishte edhe një nga kërkesat e agjencive turistike në protestat e tyre.
I.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
42.9%
-
Jo
50.7%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4410
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vlorë/ Humbi në Karaburun, gjendet pas 24 orësh turistja austriake (VIDEO)
4 Janar, 15:32
-
Festat e fundvitit, turistët e huaj zgjedhin Vlorën për të kaluar pushimet: Është një vend i bukur
28 Dhjetor 2024, 10:21
-
Nata e ndërrimit të viteve në Durrës, bullgarët e polakët kryesojnë rezervimet në hotele! Operatori turistik: Çmimet u rritën me 10%
21 Dhjetor 2024, 11:37
-
Profesionet e Lira, Tabaku te Ekonomia: Akti Normativ i vonuar, t'u falen gjobat e kamatat
16 Dhjetor 2024, 14:43
-
Pamje spektakolare! Bora zbardh luginën e Valbonës, vizitorë të shumtë edhe nga Kosova: Problem energjia për bizneset, të zhvillohet zona (VIDEO)
8 Dhjetor 2024, 15:04
-
Kuvendi një ditë pa "zhurmë" e molotovë! Fëmijë e të huaj në karriget e ligjvënësve: Mos harroni nga vini!
29 Nëntor 2024, 15:13
-
Tragjedi në Egjipt, mbytet anija me 45 persona në bord në Detin e Kuq! 31 prej tyre janë turistë, të panjohura shkaqet
25 Nëntor 2024, 12:36
-
Shtohen të huajt në shtator, shqiptarët nuk po bëjnë më pushime! Ja shifrat e INSTAT
23 Nëntor 2024, 07:52
-
Bora e parë zbardh Korçën, të huajt dynden drejt Dardhës, Voskopojës dhe Vithkuqit! Turisti nga Brazili: Vij çdo vit për ski
17 Nëntor 2024, 15:57
-
Turisti britanik shpëtohet nga qeni i malit që u shfaq mes mjegullës në 5000m lartësi
14 Nëntor 2024, 17:42
-
Shifrat Janar-Tetor/ 4,9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura, 1,7 mln të huaj! Kumbaro: Janë 20% më shumë se në 2023! Turizëm gjithëvjetor, fokusi tek eko-turizmi
14 Nëntor 2024, 12:53
-
Turistët e huaj nuk mungojnë as përgjatë muajit Nëntor, të preferuara objektet historike dhe kulturore! Rama: Këtë vit u mikpritën mbi 1,2 mln vizitorë në këto site
13 Nëntor 2024, 08:17
Oooo sa mirëëë. Jeni shumë të mirë që na ktheni lekët në rast se nuk na jepni shërbimin që na premtoni. Bravo. Nuk po vij hiç kështu nuk rrezikoj asnjë qindarkë. Mbajini hotelet dhe plazhet mbyll se ju hyn corona pastaj.
PërgjigjuMos harro qe te duhet te presesh 365 dite.