'Çdo sulm ndaj Kosovës është sulm ndaj Shqipërisë', Vuçiç reagon pas deklaratës së Ramës: E tmerrshme, imagjinoni sikur dikush nga ne ta kishte thënë këtë
Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka komentuar deklaratën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama se “çdo sulm ndaj Kosovës është sulm ndaj Shqipërisë”.
“Sot u dëgjua nga një shtet fqinj se nëse dikush sulmon Kosovën, edhe pse nuk e di kush do të sulmonte, Shqipëria nuk do ta lejojë dhe do të jetë në atë anë. Pas një deklarate kaq të tmerrshme, dëgjohej vetëm një heshtje e madhe, aq e fortë saqë heshtja ishte e pakëndshme. Askush nuk iu përgjigj deklaratave të tilla, imagjinoni sikur dikush nga ne ta kishte thënë këtë, do të kishit dëgjuar bubullimat e mallkimeve, fyerjeve dhe fushatave më të pista nga e gjithë bota”, tha Vuçiç.
Vuçiç deklaroi se Serbia do të mbrojë marrëdhëniet e saj me Evropën, por edhe se “nuk do të shkelë marrëdhëniet e saj me Rusinë apo Kinën”.
“Për sa na përket neve, nuk kemi nevojë të sulmojmë askënd dhe nuk do ta bëjmë. Ne kemi nevojë për Evropën, ndoshta jo hipokrizinë e saj, por nuk mund të bëjmë pa të”, tha Vuçiç.
Kujtojmë se kryeministri shqiptar Edi Rama tha pak ditë më parë për mediat kosovare se “çdo sulm ndaj Kosovës është sulm ndaj Shqipërisë”.
“Shqipëria nuk është vetëm një ent gjeografik apo një ent shtetëror që ka një raport të veçantë me Kosovën. Çdo sulm ndaj Kosovës është sulm ndaj Shqipërisë, por nga ana tjetër nuk duhet t’ju harrojmë kurrë. Prandaj duhet të kemi parasysh gjithçka kur marrim ndonjëherë masa në lidhje me aleatët, se Kosova nuk është e vetme, jo vetëm se ka Shqipërinë, por sepse ka aleatë strategjikë, të cilët ne e dimë mirë se kush janë, pa të cilët Kosova nuk do të ekzistonte sot si shtet dhe me të cilin Kosova mund të arrijë gjithçka që ne të gjithë duam të arrijë Kosova. Pra, për këtë arsye, duhet të mendoni për peshën dhe rëndësinë e aleatëve çdo ditë, edhe kur jeni në paqe të plotë, dhe jo më kur jeni në këtë proces kur keni nevojë për sa më shumë miq, dhe kur humbni miq, ose ftohja e zemrave të tyre, është gjëja më e padëshirueshme”, tha Rama.
Lajm në përditësim...
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.5%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3141
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Misioni diplomatik në Bruksel hap dyert për shqiptarët, Rama: Bëhu pjesë e 'Team Albania', kontribuo në anëtarësimin e vendit në BE
27 Nëntor, 16:25
-
Rama: Komisioni antikorrupsion do të jetë i përhershëm, pikë referimi për të gjitha institucionet! Do na garantojë suksesin për anëtarësimin në BE
27 Nëntor, 13:05
-
Siguria në shkolla/Rama njofton planin e masave: Kamera në shkolla dhe kontroll dixhital për çdo mjet metalik në çanta! Konsultime për mbylljen e TikTok dhe SnapChat
26 Nëntor, 13:58
-
Bulqizë/ Rama prezanton projektin transformues të zonës ushtarake: Dibra do kthehet në periferinë e gjelbër të kryeqytetit! Rruga e Arbrit drejt përfundimit, Tuneli i Murrizit pati marrje mësysh
26 Nëntor, 11:14
-
Bazuar në romanin e Ismail Kadaresë, 'Kthimi i Ushtrisë së Vdekur' një tjetër film që i nënshtrohet restaurimit 4K
26 Nëntor, 09:10
-
E keni njohur Kosovën! Nervozohet Vuçiç: Nuk është thënë kurrë, nuk dua 'Serbinë e Madhe'
25 Nëntor, 21:18
-
Operacioni i SPAK në Elbasan, Ngjela në Report Tv: SPAK në veprim, kriminaliteti i rritur te moshat e vogla! Berisha me regjim burgu, s’ka njerëz për të bërë revolucion
25 Nëntor, 19:01
-
Ylli Pata: Ajo që nuk u pa nga takimi i Edi Ramës në Londër!
25 Nëntor, 18:28
-
Nis puna për ndërtimin e Parkut Urban në Spitallë të Durrësit, Rama: Hapësirë rekreative, gjelbërim, pistë biçikletash dhe terrene sportive për fëmijë
25 Nëntor, 16:07
-
Trafikanti që mbështet Berishën: Nuk më lejuan të futesha në sallën ku Rama mbajti takimin! Isha i maskuar po më njohën
25 Nëntor, 13:01
-
Berisha nga ballkoni përdor vdekjen e 14-vjeçarit: Nesër nderojmë Martin Canin, të martën protestë në Tiranë! Rama dhunoi emigrantët në Londër
24 Nëntor, 20:29
-
Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre
24 Nëntor, 18:20