Ç'do të ndodhë me kritikët e Bashës? Zgjedhjet për kryetar në PD, Komisioni tregon kriteret për kandidatët: Të kenë mbrojtur interesin e PD-së

Ç'do të ndodhë me kritikët e Bashës? Zgjedhjet për kryetar në PD, Komisioni tregon kriteret për kandidatët: Të kenë mbrojtur interesin e PD-së

Partia Demokratike

Në Partinë Demokratike mund të ketë debate jo vetëm për procesin zgjedhor brenda saj por edhe për kandidatët që do të lejohen të kandidojnë. Përmes një njoftimi për mediat Komisioni Zgjedhor i Partisë Demokratike në vendimin e tij të parë ka vendosur që të caktojë modalitetet për paraqitjen e kandidaturave

"Sipas pikës 4 të nenit 10 të Statutit të PD, zgjedhja apo caktimi në funksione brenda Partisë bëhet bazuar në: - kohëzgjatjen e anëtarësimit në parti apo shfaqjes si simpatizant i saj; - kontributit në fushata elektorale; - kontributit profesional e politik në parti, si dhe në promovimin e vlerave themelore që udhëheqin PDSH-në; - aktivizimit në jetën politike e publike të vendit; - mbrojtjes në vazhdimësi të interesave, vlerave dhe programit të PDSH-së; si dhe -reputacionit në radhët e anëtarësisë dhe/ose shoqërisë në tërësi", thuhet në njoftim.

Komisioni nënvizon se çdo kandidat që plotëson kriteret statutore të mësipërme ka të drejtë të paraqesë kërkesën për konkurrim pranë Sekretarisë së Komisionit, në selinë qendrore të Partisë Demokratike, duke plotësuar Formularin e miratuar me vendim të Komisionit.

Por çfarë do të ndodhë me të gjithë kritikët e Lulzim Bashës në këto vite kur ai ka drejtuar Partinë Demokratike? Shumë personalitete të rëndësishme të PD-së e kanë kritikuar mënyrën se si Basha ka drejtuar partinë dhe madje e kanë akuzuar atë. Do të konsiderohet kjo 'mosmbrojtje e interesave të të PD-së', që është edhe një nga kushtet e statutit.

Kujtojmë se dy ditë më parë në mbledhjen e kryesisë së PD dhe Këshillit Kombëtar u vendos që më 13 qershor demokratët do të votojnë për kreun e ri të Partisë Demokratike. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar pati akuza të forta nga kritikët e Lulzim Bashës, ku Bujar Nishani ka kërkuar dorëheqjen e parevokueshme të tij duke thënë se situata në parti është më e keqja që PD ka kaluar që prej vitit 1997.

Në këshill u vendos që nga data 16 deri më 22 maj të bëhet  paraqitja e kërkesës për kandidim nga ata që përmbushin kriteret. Nga datat 24 maj deri më 11 qershor të jetë periudha e fushatës në të gjitha strukturat. Dhe në 13 qershor të bëhen zgjedhjet sipas parimit 'Një anëtar, një votë'.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrant: 18/05/2021 17:18

    Nje keshill te ken nga un kundershtaret e bashes Te mos hypin neper elikiptara te mos ven pwr gjueti dhe te mos udhetoin naten neper rruge qorre srpse do e pesojn si sfidantet e sales dhe lulit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur