Kreu i komisionit zgjedhor në PD, Gjana: Jemi të interesuar për proces të drejtë! Pjesëmarrja në fushatë nuk është kriter i përjashtuar

Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve brenda PD-së, Jemin Gjana në një deklaratë për medie, tha se PD por dhe vetë ai, janë të interesuar për një proces të drejtë zgjedhor.

“ Nuk kemi vënë kritere përjashtuese por një set kriteresh përfshirëse. Pavarësisht komenteve të jeni të sigurt që PD dhe unë si kryetar jemi të interesuar për një proces të drejtë zgjedhor. Pa një proces të drejtë zgjedhor ne nuk do të bëjmë dot asnjë hap përpara”, tha ai.

Duke folur për kriteret për kandidatët ku një prej tyre është kontributi në fushata elektorale,Gjana thotë se ky duhet të ishte një kriter përfshirës.

"Jemi të gjithë dakord që Pd janë grupime elektorale për të korrur produktin ne fushatë. Pjesmarrja në fushatë smund të jetë një kriter përjashtues dhe as i përjashtuar. Ndryshe do thoshit nëse e ka marrë pjesë në fushatë sështë i përjashtuar nëse ska marrë është i përjashtuar.

Nëse nuk ka marrë pjesë në fushatë automatikisht është i përjashtuar por nëse ka marrë pjesë ka një pikë të caktuar sepse organizata politike këtë ka. Në setin e të gjithë kritereve ai duhet të ishte një kriter përfshirës ndryshe do të ishte gabim. Nuk kemi vënë kriterer përjashtues por një set kriteresh përfshirëse secila do ketë peshën e vetë në gjykim. Bëhet fjalë për anëtarë aktiv në fushatë. Sepse anëtarë të Pd në regjistër mund të jenë dhe njerëz që janë emigrantë".

Akuzave të kundërshtarëve të Lulzim Bashës se koha e paracaktuar për fushatë është e pamjaftueshme dhe në shërbim të Lulzim Bashës, Gjana iu përgjigj duke thënë se 12 ditë janë mëse të maftushme për të shkuar në 12 qarqe të vendit.

"Me specifikimin e votues aktivë nënkuptojmë anëtarët aktiv në fushatë elektorale. Anëtarët e Partisë Demokratike mund të jenë edhe emigrantë sezonal. Lista e votuesve do t’i përfshijë. Ne do të shohim ndodnjë rast përjashtimor që të mos na mbeten pa votuar anëtarë të Partië Demokratike që nuk janë pjesë e listës digjitale.Koha e paracaktuar deri në zgjedhje është kohë e mjaftueshme për fushatë. Është e pamundur që të shkohet seksion më seksion, por është e mundur që të shkohet në 12 qarqe për 12 ditë fushatë. Sepse takime elektorale do jenë. 1 ditë për 1 qark është e mjaftueshme. Kemi shtuar dhe një javë më shumë se sa fushata e vitit 2017. Këtë herë kemi bërë një fushatë 3 javore. Fushatat intensive janë edhe fushatat elektorale të përgjithshme".

Dje ka zgjatur rreth një orë mbledhja e parë e zhvilluar nga Komisioni Zgjedhor të përgatitjes për zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike në 13 qershor. Në përfundim të mbledhjes, duke iu përgjigjur grupimit 'Për PD', të cilët kërkojnë largimin e kreut aktual Lulzim Basha që zgjedhjet të zhvillohen të lira, tha se ai nuk është i detyruar nga statuti i partisë që të japë dorëheqjen pasi sipas tij kjo është një zgjedhje individuale.

Në këshill u vendos që nga data 16 deri më 22 maj të bëhet  paraqitja e kërkesës për kandidim nga ata që përmbushin kriteret. Nga datat 24 maj deri më 11 qershor të jetë periudha e fushatës në të gjitha strukturat. Dhe në 13 qershor të bëhen zgjedhjet sipas parimit 'Një anëtar, një votë'.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Roland Gjoni: 18/05/2021 19:48

    prse beni sikur do kete zgjedhje te pastra per zgjeddhjen e kryetarit kur e keni vendosur se basha do jete peseri kryetar dhe edi rama do jete kryeminister deri ne 2030

    Përgjigju
  • FATMIRI: 18/05/2021 17:07

    JEMIN GJANA ESHTE NJERIU ME I POSHTER NE PD ESHTE KRYE ROB Q...DHE GRUAQI..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)