Më 13 qershor PD shkon në zgjedhje, Basha s'jep as formalisht dorëheqjen: Do ju tregoj si Rama s'do i vjedhë më votat, do jem në Kuvend në shtator! Kadilli: Basha s'reflektoi

Më 13 qershor demokratët votojnë për kreun e ri të Partisë Demokratike. Propozimi i Gazment Bardhit për një palë zgjedhje shpejt e shpejt u miratua në Kryesi dhe është konfirmuar edhe në Këshillin Kombëtar të partisë. Kështu pas gati 1 muaj demokratët do të shkojnë drejt kutive të votimit për të votuar lidershipin e ri. Vendimi është i miratuar në mënyrë unanime edhe në Kryesi edhe në Këshill Kombëtar. Propozimi u bë fillimisht nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Këshilli Kombëtar miratoi gjithashtu edhe vendimin e kryesisë për përbërjen e komisionit të zgjedhjeve për kryetarin e PD me 13 qershor. 

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, ka spikatur fjala e kreut të këtij institucioni drejtues në PD, Bujar Nishani ka kërkuar dorëheqjen e parevokueshme të Lulzim Bashës.  Bujar Nishani ka thënë se kjo është situata më e keqe që ka kaluar PD që prej vitit 1997.

I pyetur nga një prej anëtarëve të KK e cili është mekanizmi që ka 'që Rama s'do i vjedhë më zgjedhjet' Basha ka thënë se do e tregojë gjatë fushatës.

Kandidati për kryetar i PD, Fatbardh Kadilli në mbyllje të mbledhjes shprehu vendosmërinë për të vijuar garën e tij deri në zgjedhje më 13 qershor. Ai tha se Basha nuk reflektoi dhe nuk e dha dorëheqjen. 

Në mbledhjen e Kryesisë Bardhi propozoi edhe që të analizohet puna e secilit në një mbledhje të veçantë në Kryesi dhe më pas në çdo qendër votimi.  Sipas tij në këtë parti nuk ka asnjë njeri të padobishëm

"I propozoj kryesisë fillimin e procesit zgjedhor për kryetar të PD. Secili prej anëtarëve të Kryesisë që ka shpallur ambicien të ketë mundësinë ta shpjegojë vizionin tij në institucione, pa paragjykuar askënd, një garë të drejtë e të barabartë, kur demokratët të gjykojmë lidershipin aktual", ka propozuar Bardhi.

Sipas tij nga 16 deri më 22 maj të bëhet  paraqitja e kërkesës për kandidim nga ata që përmbushin kriteret. Nga datat 24 maj deri më 11 qershor të jetë periudha e fushatës në të gjitha strukturat. Dhe në 13 qershor të bëhen zgjedhjet sipas parimit 'Një anëtar, një votë'.

Kujtojmë se para se të nisë mbledhja e Këshillit Kombëtar kreu i këtij institucioni Bujar Nishani i ftoi mediat të ishin të pranishme por gazetarët nuk janë lejuar të futen brenda. Nga drejtuesit e Partisë Demokratike është marrë vendimi që mbledhja të bëhet me dyer të mbyllura. 

Më herët Partia Demokratike zhvilloi edhe mbledhje e Kryesisë së Partisë, mbledhje e cila kjo u karakterizua nga fjalimi i fortë i Fatbardh Kadillit i cili ia kërkoi edhe përballë Lulzim Bashës dorëheqjen. 

Mbledhjet e sotme shënuan edhe përballjen e parë të Bashës me kritikët e tij në PD, të cilët i kërkojnë dorëheqjen pasi e bëjnë përgjegjës për humbjen në zgjedhje.

Vendimet e mara sot në mbledhjen e Kryesidë dhe Këshillit Kombëtar të PD

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:43
Kadilli: Sado e pabarabartë gara, i vendosur që të vijoj betejën për ndryshimin e PD

 

Kandidati për kryetar i PD-së, Fatbardh Kadilli, pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar ka folur për mediat dhe ka shprehur vendosmërinë për të vijuar garën e tij deri në zgjedhje më 13 qershor.

"Duhet t’u jap shpresë të gjithë shqiptarëve sepse nesër do kemi një PD më të madhe se kryetari, një PD më të madhe se vetë PD-ja, për të bërë një Shqipëri të shekullit 21. Një PD e shekullit 21, një PD e ndryshuar mund të ndryshojë Shqipërinë. Nuk ndryshojmë dot kundërshtarin, do të ndryshojmë veten dhe aleanca jonë e vetëm është që përballë krimit të kemi qytetarin. Qytetarët nuk mund ti akuzojmë, qytetarëve t’u japi shpresë. Unë që flas, jam për qytetarin që është politik, jo qytetari që e trajtojmë vetëm me oferta materiale. Besimi është ajo që do të krijojë me qytetarin. Do t’ia dalim, jam i bindur. Demokracia është e vështirë, është gjatë është rrugë për votën është rrugë për çdo moment lirie, është vetëm një brez larg prandaj duhet ta mbrojmë të gjithë ne. Jam i vendosur për t’i shkuar deri në fund përtëritjes së gjithë energjive, jo vetëm të PD-së, por të gjithë shoqërisë shqiptare", tha ai.

Ora 22:29
Këshilli Kombëtar i PD miraton datën, më 13 qershor demokratët votojnë për kreun e ri të PD

1621197059_Screenshot2.jpg

Këshilli Kombëtar i PD miraton datën, më 13 qershor demokratët votojnë për kreun e ri të PD

Është konfirmuar edhe nga Këshilli Kombëtar propozimi që data 13 qershor të jetë dita kur demokratët do të shkojnë drejt kutive të votimit për të votuar për kryetarin e ri të Partisë Demokratike. Votimi është bërë me votë unanime. 

Ora 22:18
Basha: Do jua tregoj se si Rama nuk do i vjedhë më zgjedhjet! Do jem në Kuvend në shtator

1621196334_basha4800x4501.jpg

Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së, Lulzim Basha, është pyetur nga Idrit Hoxha, një prej anëtarëve të nismës për PD, se cili është mekanizmi që ka 'që Rama s'do i vjedhë më zgjedhjet'.

Basha ka thënë se këtë strategji do ta shpalosë gjatë fushatës që do të bëjë për kryetar të PD.

Pyetjes se 'a do betohuni para Gramoz Rucit në shtator', Basha i është përgjigjur thjeshtr 'Po' duke konfirmuar se do të jetë deputet në shtator.

Ora 22:07
Basha, anëtarëve të Këshillit Kombëtar: Nëse ju më thoni që zgjedhjet nuk janë të vjedhura e jap dorëheqjen që tani

1621195719_BashapD1.jpg

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka bërë një 'sfidë' anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

"Zgjidhni dhe dua t'ju shoh të gjithëve në sy.  Ose zgjedhjet janë të vjedhura dhe vazhdojmë në betejë, ose nëse për ju janë në rregull, atëherë unë jap dorëheqjen tani", ka thënë Basha.

Ora 21:51
Kadilli, anëtarëve të Këshillit Kombëtar: E mbani mend mbështetjen absolute të Berishës, por iku kur humbi zgjedhjet

1558945062_kadilli.jpg

Në mbledhjen e mbajtur në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, ka mbajtur një fjalë edhe kandidati për kryetar i kësaj partie, Fatbardh Kadilli.

Ai ka bërë një paralelizim me mbështetjen absolute që kishte Berisha kur drejtonte PD-në dhe që iku kur humbi zgjedhjet me situatën e Bashës sot.

"Nuk ka nevojë të tregoni mbështetjen për Kryetarin. edhe Sali Berisha kishte mbështetje absolute, por e dinte kur duhet te ikte nga drejtimi i Partisë. Burri duket jo kur merr pushtetin, por kur vendos që duhet të heq dorë nga pushteti", ka thënë Kadilli.

Ora 21:01
Këshilli Kombëtar, Bujar Nishani: Dështuam të motivonim popullin për të votuar! Situata në PD është dramatike! Masakra elektorale është vetëm gjysma e së vërtetës

1621190899_bujar.jpg

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, kreu i këtij institucioni drejtues në PD, Bujar Nishani ka kërkuar dorëheqjen e parevokueshme të Lulzim Bashës.  Bujar Nishani ka thjënë se masakra elektorale është vetëm gjysma e së vërtetës.

"Arsyet e mosfitores këtu në Tiranë janë të ndryshme në qarqe të ndryshme për shembull. Kjo do analizë por vetëm pasi të kemi dëgjuar ata që bëjnë të mundur ekzistencën e kësja partie, bazën e strukturat. Situata sot në bazën e partisë është dramatike, anëtarët janë të dëshpëruar, janë zemërthyer, besimhumbur si asnjëherë më parë.

U dëshpëruan dhe u zhgënjyen nga dështimi i çadrës në 2017-n por përsëri e rikuperuan atë, u dëshpëruar nga marrëveshje me Edi Ramën por përsëri e rikuperuan, u dëshpëruan nga dështimi i aksionit politik që nisi me lënien e mandateve në Kuvend por përsëri e rikuperuan, u dëshpëruan nga dështimi dhe kostoja e madhe politike që morëm nga braktisja e zgjedhjeve të vitit 2019 por përsëri e rikuperuan. Ndërsa sot dëshpërimi është i paimagjinueshëm", ka thënë Nishani.

 

Ora 20:36
Humbi zgjedhjet/ Basha në Këshillin Kombëtar: Na mbështesin të gjithë shqiptarët

1620644946_basha22.jpg

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar ka thënë se në sfidën  që ka përpara e mbështesin të gjithë demokratët dhe të gjithë shqiptarët.

"Ajo që na pret përpara është një sfidë e madhe. Por ne kemi me vete mbështetjen e jashtëzakonshme nga demokratët dhe gjithë shqiptarët. Ajo që na pret përpara është një sfidë e madhe, por të mos harrojmë atë që kemi ndërtuar dhe arritur së bashku, të mos harrojmë kë dhe çfarë kishim përballë, të mos harrojmë mbështetjen e jashtëzakonshme që morëm nga demokratët dhe gjithë shqiptarët", tha ai.

Basha ka thënë se aspiratën për ndryshim e mishëron sot vetëm Partia Demokratike e Shqipërisë 

"Nuk ka sot vend tjetër në Shqipëri, nuk ka sot një bashkim të këtyre përmasave dhe cilësive, mendjesh dhe zemrash, që mund ta bëjë realitet aspiratën tonë dhe të gjithë shqiptarëve për ndryshim dhe demokraci. Përveçse këtu ne mesin tone. Ky vend është Partia Demokratike. Prandaj ne do të vazhdojmë të luftojmë të bashkuar derisa demokracia të fitojë", tha Basha. 

Basha ka thënë gjithashtu se sipas tij regjimi Rama-Doshi ka zgjedhur një sistem qe i përmbys vlerat, që mjetet e të keqes i konsideron më të vlefshem se mjetet e të mirës.

"Që legjitimon përdorimin e krimit dhe që nuk lë shteg tjetër vecse futjen e vendit në një spirale vicioze, ku bandave i duhet përgjigjur me banda, vjedhjes me vjedhje, antivlerave me antivlera.  Por a është ky misioni ynë? A është kjo ajo që në duam për Partinë Demokratike? Ajo që ne duam për të ardhmen e këtij vendi? Përgjigja ime është jo. Jo dhe prapë jo! Kjo nuk mund të jetë alternative jonë për Shqipërinë. Prandaj nuk do ndalemi asnje cast derisa të çmontojmë këtë regjim dhe vlerat që i ndajmë me shumicën dërrmuese të shqiptarëve të triumfojnë", ka deklaruar Basha

Ora 20:15
Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD, Nishanji i ftoi mediat, Lulzim Basha nuk i pranoi

1621183619_nishani.jpg

Edhe pse kreu i Këshillit Kombëtar Bujar Nishani i ftoi mediat që të ishjin të pranishme në mbledhjen e këtij këshilli, gazetarët nuk janë lejuar të futen brenda. Nga drejtuesit e Partisë Demokratike është marrë vendimi që mbledhja të bëhet me dyer të mbyllura.  

Ora 19:23
Zgjedhjet më 13 qershor, propozohen emrat në Komisionin Zgjedhor në PD! Jemin Gjana kryetar

1621185849_ZgjedhjetnePD.jpg

Teksa pritet që të merret vendimi për zgjedhje brenda partisë më 13 qershor, në PD janë propozuar edhe emrat që pritet të jenë pjesë e Komisioni Zgjedhor në PD në këtë forcë politike.

Emrat:

Jemin Gjana kryetar

Albana Vokshi anëtar

Belind Kelliçi anëtar

Eno Bozdo anëtar

Mimoza Hasekiu anëtar

Albert Avduli anëtar

Gjoke Vuksani anëtar

Ervin Minarolli ndihmës

Lulzim Omuri ndihmës

Ora 19:16
Zgjedhjet për Kryetarin e ri më 13 qershor? Kulluri në Report Tv: Nëse vazhdon në këtë mënyrë PD po varros veten

 

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri, e cilëson një ecje drejt varrosjes përfundimtare tyë Partisë Demokratike propozimin që zgjedhjet të bëhen në një periudhë kaq të shkurtër në këtë force politike pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit.

Kulluri ka thënë në Report Tv se Lulzim Basha hoqi mundësinë për debat me datën e afërt të zgjedhjeve. Sipas tij kësaj i thonë t'i vësh kyçin partisë.  

"Nëse vazhdohet kjo mënyrë funksionimi, me këto palë zgjedhje, atëherë Partia Demokratike po varros veten e vet.  Prapë këtë do dëgjojmë ne edhe 8 vite. Një njeri që nuk fiton ikën. Lulzim Basha po vazhdon ta mbajë peng partinë që kur e rrëmbeu në vitin 2017", tha Kulluri ndër të tjera.

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Idriz: 18/05/2021 04:36

    Pd-ja nuk eshte me shume se nje parti ordinere e klasit pare.Po kur thone eshte aset kombetar,te vjen per t'vjelle.Parti,qe shtylle kurrizore ka mashtrimin.

    Përgjigju
  • Berat: 17/05/2021 18:56

    Ik mor palle se shkaterove dynjan spiun i serbit

    Përgjigju
  • karadakliu: 17/05/2021 08:30

    Basha duke menduar se po largon vemendjen nga kerkesa per largimin e tij,po mban "fushate paszgjedhore' duke vazhduar me parullen"PS i vodhi votat" dhe lufte deri ne rrezimin e Rames dhe PS fitueses legjitime,si askush deri tash nder shqiptaret e ndoshta edhe me gjere.PD gjithesesi duhet te reformohet,duke larguar "klanin e vjeter" dhen [programin e tyre,te cilet ende po shvtyhen ne "brryla"e duke sjellur kuadro e rpograme te reja,qe do t'i zbatojne drejtuesite e ri te PD-s.

    Përgjigju
  • Xhimi: 17/05/2021 00:46

    Ik o gomar ,,se late nam,,me ty basha ,,me sali kriminelin,,,dhe kopene e malokeve edi rama tall k...et...

    Përgjigju
  • coni: 16/05/2021 23:52

    Rri urte o kadilli..apo do te perfundosh si olldashin me kafke te care ne ndonje perrua....nuk e leshon partine saliu me qenin e tij zagar basha...

    Përgjigju
  • goni: 16/05/2021 23:47

    do ju tregoj ...... ky eshte perfundimisht idiot .tallje trapi komplet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë