Debati në Report Tv/ Propozimi për 'Kodin e Familjes', avokatja e Këshillit Ndërfetar: Të mos birësojnë fëmijë personat nën 35 vjeç! Drejtori i qendrës për mbrojtjen e fëmijëve: E palogjikshme

Sheldiana Jano, jursite dhe avokate pranë Këshillit Ndërfetar Shqiptar dhe drejtori i CRCA Altin Hazizaj nga qendra për mbrojtjen e fëmijëve, të ftuar në Repor Tv diskutuan mbi propozimet për ndryshimet që kanë të bëjnë me kodin e familjes, sa i përket moshës së një personi për të birësuar një fëmijë. Juristja e Këshillit Ndërfetar tha se propozojnë që mosha që një person mund të birësojë të jetë 35 vjeç, ndërsa në raste të veçanta 30 vjeç kur e vendos gjykata. Sipas saj një 21-vjeçar nuk mund të jetë i gatshëm për tu kujdesur për një fëmijë. Drejtori i CRCA tha se kjo gjë është e palogjikshme dhe diskriminon 21-vjeçarët.

"Sipas projektligjit 2020 në nenin 241 thuhet që birësohet i mituri, nga një person që ka mbushur 21 vjec dhe ka zotësi të plotë për të vepruar. Mosha 21 vjec për komunitetet fetare duke si një moshë që në fakt nuk i jep përgjegjësinë e duhur këtij të riu, për të mbrojtur interesin më të lartë të një fëmije, nga edukimi te mbulimi financiar. Propozojmë që mosha të jetë 35 vjeç për të riun që do të birësojë një fëmijë, në raste përjashtimore 30 vjec kur e vendos gjykata."-tha jursitja e Këshillit Ndërfetar.

Avokati Altin Hazizaj nga qendra për mbrojtjen e fëmijëve, 'CRCA' tha se qendrimin e Këshillit Ndërfetar e gjen të gabuar, pasi sipas tij nxit diskriminim të hapur të të gjithë qytetarëve shqiptarë që janë 21 vjeç dhe kjo është e ndaluar nga ligji shqiptar.

"Unë e gjeta të papërshtatshëm qëndrimin e Këshillit Ndërfetar sepse po mundohen të futen në një fushë, një fushë civile, që s'ka të bëjë me fenë, por ka të bëjë me të drejtat bazë të njeriut, që në fund të ditës, secili gëzon të drejtën të adoptojë një fëmijë. Ta gëzojë të drejtën dhe të marrë përgjegjësinë përsipër. Kemi kërkuar kur është prezantuar projektligji për herë të parë në Ministria e Drejtësisë, që mosha të mos jetë 21 vjeç, por të jetë 18, se për aq kohë sa ligji i jep të drejtën një 18-vjeçari të zgjidhet, pra ka të drejtën e zgjedhjes në Parlament, më duket e palogjikshme që të thuash që ky person që vendos për popullin, nuk paska aftësi për të qenë prind i mirë. Të jesh prind i mirë nuk është çështje moshe, por vlerash dhe nuk ka të bëjë me faktin, kuptohet dhe mundësia, që duhet të kesh për të garantuar anën finaciare për një fëmijë. Nuk të bën kjo pamundësi prind të padenjë, por nëse nuk i jep dashurinë e duhur. Ka raste që baballarë dhe nëna kanë vrarë fëmijët e tyre se kanë dalë në disko apo se kanë dalë me një të dashur. "-tha ai.

Sakaq, Hazizaj foli edhe për birësimin individual.

"Birësimi indivdual ka qenë i lejuar që në vitin 2007. Nuk mund të diskriminohet një person që zgjedh të mos ketë një bashkëjetesë. Njoh plot adoleshentë që nëse do bëheshin prindër, do ishin prindër më ideal se ato të rriturit që i rrahin fëmijët. Do kisha preferuar që Komunitetet Ndërfetare t'i ishin bashkuar fushatës kundër dhunës ndaj fëmijëve."-tha Azizaj.

LGBT kërkon të ligjërohet martesat mes dy personave me të njëjtën gjini ndërsa avokatja ashtu si Hazizaj tha se shoqëria jonë nuk është gati ta pranojë.

Avokatja tha: "Nëse do ta lidhja me çështjen e birësimi, mund të them që propozimet në shkresë për ndryshime ngelemi tek neni 7 për martesën e një burri dhe një gruaje. Për martesat mes së njëjtës gjini, shoqëria jonë është herët për ti pranuar. Komunitetet fetare promovojnë marrëdhënien mes një burri dhe një gruaje. Sipas shkresës tonë, do të ishte me vend nga komisioni i ligjeve që ne të jemi pjesë e diskutimit."

Këshilli Ndërfetar ka kërkuar nga Komisioni i Ligjeve që të marrë parasysh disa kërkesa të tyre në lidhje me projektligjin  e 'Kodit të Familjes’. Në atë që kërkon Këshilli Ndërfetar lidhet me rritjen e moshës së birësimit dhe insiston për mosndryshimin e konceptit të martesës dhe bashkëjetesës, pra mes një burri dhe një gruaje që kanë mbushur 18 vjeç.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • selvia: 12/11/2021 13:49

    O Zot kush e ka vene drejtor per mbrojtjen e femive kete homo, po na shkaterojne femijet keta plera.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së