Çdo vit në Shqipëri rreth 100 persona, diagnostikohen me kancerin e qafës së mitrës, ku 40 prej tyre vdesin nga kjo sëmundje. Kanceri i qafës së mitrës, renditet e dyta për nga rrezikshmëria që shkakton në shëndetin e grave.
Këto të dhëna u bënë të ditura nga specialisti i Institutit të Shëndetit Publik në Shqipëri Alban Ylli, i cili ishte i pranishëm në konferencën e zhvilluar në Akademinë e Shkencave, në kuadër të Ditës Botërore kundër kancerit.
Specialisti i ISHP-së, Ylli, ngriti shqetësimin se mungesa e një programi të plotë në sistemin shëndetësor për parandalimin e kësaj sëmundje, ndikon në përhapjen e saj. Ai vuri theksin edhe te domosdoshmëria e përdorimit të vaksinave, si një mënyrë për të parandaluar këtë sëmundje, por duke nënvizuar problemin e kostos së lartë të vaksinës.
“100 raste të reja të këtij kanceri diagnostifikohen çdo vit dhe rreth 40 vdekje. Shqipëria po e shton potencialin që ky kancer në të ardhmen të vijë duke u rritur dhe për fat të keq programet e parandalimit nuk kanë dhënë frytet e tyre. Një metodë tjetër për parandalimin e kancerit është vaksina. Në Shqipëri ajo njihet, ofrohet por ende nuk është pjesë e sistemit shëndetësor dhe ende është shumë e shtrenjtë”, shprehet Ylli.
Por sipas mjekes anatomo-patologe, Majlinda Ikonomi, kanceri i qafës së mitrës mund të parandalohet nëse diagnostikohen herët, si dhe duke përdorur vaksinimin.
“Njohja e shkaktarit, mbrojtja ndaj tij por edhe zbulimi i hershëm nëpërmjet testeve të ndryshme mundëson që kanceri i qafës së mitrës të mos ekzistojë më si një sëmundje kanceroze”, shprehet Ikonomi.
Kanceri i qafës së mitrës, prek kryesisht moshat e reja nga 30 vjeç e sipër.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
52.3%
-
Të gabuar
43%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 12637
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hyn në fuqi skema e re 5 mln euro për bujqësinë, shteti grant 50% të investimit në serat diellore! Financim për rrjetat anti-breshër kush mbjell mbi 1 hektar
27 Shtator, 22:26
-
Berat/ Aksident i rëndë! 50 vjeçari me biçikletë përplaset për vdekje nga automjeti, shoferi shoqërohet në Komisariat (EMRI)
27 Shtator, 22:17
-
Djali ka humbur kujtesën/ Momenti prekës kur nëna shqiptare e gjen në Greqi pas 20 vitesh: Të njoha menjëherë
27 Shtator, 22:09
-
Politika, drejtësia dhe alibia krahasuese e politikës si justifikim!
27 Shtator, 22:05
-
Të paktën 30 të vdekur nga uragani Helene në SHBA
27 Shtator, 22:05
-
Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Rama në OKB: U përpoqëm të ndihmojmë vendin fqinj, nuk qëndruam duarlidhur
27 Shtator, 22:02
-
Rama në OKB: Kosova nuk duhet të mbahet peng nga askush
27 Shtator, 21:58
-
Rama në OKB, kërkon njohjen e Kosovës: Nuk duhet mbajtur peng me pretendime! Pritëm hebrenjtë e iranianët, i shtrimë dorën edhe Italisë fqinje
27 Shtator, 21:54
-
Tiranë/ E mitura largohet pa leje nga shkolla tek Fresku, vë në alarm familjen! Gjendet në Laprakë tek shtëpia e gjyshërve
27 Shtator, 21:31
-
Frrok Çupi: Burgu i deputetit Salianji u kthye në biznes
27 Shtator, 21:28
-
Emri i drejtorit të ri të Policisë/ Softa: Kandidatët janë persona me profil të lartë! Uroj që të ndryshojë mentaliteti i menaxhimit
27 Shtator, 21:19
-
Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv
27 Shtator, 21:13