Ceferin me tone të ashpra ndaj Perez, kreu i UEFA: As mos e çojnë në mendje, rikandidoj

Ceferin me tone të ashpra ndaj Perez, kreu i UEFA: As mos e çojnë në mendje, rikandidoj

Perez dhe Ceferin

Kreu i UEFA, Aleksandër Ceferin i është përgjigjur presidentit të Real Madid në lidhje me idenë e Superligës së Europës. Ceferin i është adresuar Florentino Perez duke thënë se ideja e eventit të ri në Europë nuk ekziston më, duke vendosur në pah disbalancat mes skuadrave të pasura dhe të varfra. Slloveni tregoi se ka marrë 55 letra rekomandimi nga federatat, duke thënë për herë të parë se do rikandidojë për zgjedhjen në postin e të parit të UEFA.

“Kemi folur shumë gjatë, për mua nuk ekziston ideja e Superligës, nuk ekziston më. Më treguan se çfarë ndodhi të dielën dhe çfarë tha ai (Perez). Kjo do të thotë praktikisht se ideja është të mbyllim gjithçka dhe të sigurohemi që të mëdhenjtë të mos luajnë me klubet e vogla. Kjo do të kërkojë ndryshimin e të gjithë modelit europian. Një ide e tillë nuk meriton komente të mëtejshme, sepse do të kishte një dallim shumë të madh mes të varfërve dhe të pasurve, nuk do të kishte ekuilibër”, tha Ceferin.

Slloveni zbuloi synimin e tij për të kandiduar sërish për pozitën e njeriut të parë të futbollit europian (UEFA). “Duket se do të jem i vetmi kandidat, askush nuk do që unë të largohem. Kam marrë tashmë 55 letra mbështetjeje, do të ishte e çuditshme të mos kandidoja”, tha Ceferin.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Dha dorëheqjen si kryebashkiak i Shkodrës? Reagon Benet Beci: Kush do të merret me llafe të merret me llafe

Dha dorëheqjen si kryebashkiak i Shkodrës? Reagon Benet Beci: Kush do të merret me llafe të merret me llafe