Policia çeke parandaloi një atentat të mundshëm ndaj kancelares gjermane Angela Merkel, gjatë vizitës së saj zyrtare të mërkurën në Pragë. Policia njoftoi arrestimin e një personi, që dyshohet se tentoi të vriste Merkelin.
Mediat e huaja shkruajnë se atentatori u përpoq të çante me makinë eskortën e kancelares gjatë udhëtimit nga aeroporti në selinë e kryeministrit çek, por u arrit të ndalohej në kohë. Policia hapi zjarr ndaj automjetit të agresorit, i cili ndaloi dhe u vu në pranga.
Shefi i policisë çeke tha për mediat vendase se agresori kishte vepruar i vetëm. Në automjetin e tij u gjetën sende të forta dhe bomba gazi lotsjellës.
Gjithsesi autoritetet çeke sqaruan se jeta e kancelares gjermane nuk u vu për asnjë moment në rrezik.
Gjatë vizitës në Çeki, Angela Merkel vizitoi kryeministrin çek, Bohuslav Sobotka.
Gjatë takimit me homologun çek, shefja e Bundestagut u prit me protesta nga qytetarët, të cilët kundërshtuan politikën e dyerve të hapura për emigrantët.

(Në foto , Angela Merkel me homologun Çek, gjatë konferencës së përbashkët)

(Në foto, atentatori i ndaluar nga policia Çeke)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO